DyqanTaxi
DyqanTaxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Smart City. Ideja më e re e Bill Gates
 
Shperndaje
ikub#: 1711140119
Mësohet se babai i Movrosoft dhe njeriu më i pasur ne botë, Bill Gates do te ndërtojë një qytet te tërë ne Arizona, ku dhe ka blere një sipërfaqe toke prej 8 mije hektarësh.
Sipas se përjavshmes Business Real Estate ne Arizona, një shoqëri investimi me ne krye Gates ka paguar 80 milion dollarë për te shtënë ne dore një zonë ne shkretëtirë, 45 minuta larg kryeqytetit te vendit Phoenix. Behet fjale për 8 mijë hektarë dhe qëllimi është ndërtimi i një qyteti smart, emri i se cilës do te jete Belmont. Projekti parashikon ndërtimin e 80 mijë njësive te banueshme, ndërkohë qe 1.500 ha do te përdoren për ndërtimin e zyrave dhe hapësirave të tjera tregtare, ndërsa 190 ha për shkolla publike.
Qyteti do te përshkohet nga rrjete te shpejta interneti, do te ketë qendra te dhënash, zbatime te teknologjive te reja, makina autonome dhe qendra logjistike te automatizuara.
Arizona është një ndër shtetet qe prej vitesh është duke u orientuar drejt kompanive teknologjike, me synimin për te tërhequr sa me shumë prej tyre. Aktualisht ne rrugët e saj provohen prototipet e para te makinave autonome, sikurse ato te prodhimit te Google dhe Uber.
 
loading...


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARIZONA BILL GATES SMART CITY

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...
Raiffeisen
Alviero




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved