Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Shkrirja e dy galaksive në fillim të krijimit të Universit
 
Shperndaje
ikub#: 1711150156
Behet fjale për një zbulim te jashtëzakonshëm i mundësuar falë teleskopit Herschel dhe ALMA qe janë ne gjendje te kapin valët radio, te pakapshme për teleskopë te tjerë me pak te sofistikuar.
Është fjala për afrimin shkrirjen e dy galaksive shumë te shndritshme, si pasojë e se cilës kane lindur një sasi tepër e madhe yjesh qe formojnë një galaksi tepër te madhe në formë eliptike.
Eventi qe është kapur vetëm tani, ka ndodhur 12 miliard vite me parë, kur Universi “festonte” vetëm 1 miliard vite jete. Sipas shkencëtarëve, objekti qe është pagëzuar si ADFS-27, është studiuar pikërisht ne “çastin” e shkrirjes se dy galaksive nëna. 
Studimi ka treguar se dy galaksitë përmbajnë një sasi te tille gazi qe do te mjaftonte për t’i dhënë jetë një numri 50 herë më të madh yjesh që ndodhen ne Rrugën e Qumështit, ku vlerësohet se ka mbi 200 miliard te tillë.
Sipas kërkuesve, mendohet se ne momentin qe eventi është kapur nga teleskopët tanë, galaksitë ndodheshin 30 mije vite drite larg njëra-tjetrës, ndërsa kane vijuar te largohen me një shpejtësi prej qindra kilometrash ne sekondë. Fillimisht forca tërheqëse mes tyre është zvogëluar, por me pas është aktivizuar dhe pas një seri kalimesh te afërta mes tyre, kane formuar një galaktikë të vetme. Behet fjale ne fakt për një proces qe mund të ketë zgjatur miliarda vite. 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GALAKSI SHKRIRJE YJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved