Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pse ju duket sikur bini nga një lartësi kur jeni në gjumë
 
Shperndaje
ikub#: 1711220122
Studiuesit shpjegojnë këtë fenomen dhe ndjesi të çuditshme.
Më në fund pas një ditë të lodhshme erdhi koha e gjumit. Jeni shtrirë dhe pak minuta më vonë ngriheni të tronditur me trupin e mpirë pasi sapo përjetuat ndjesinë e rënies nga një lartësi. Çfarë po ndodh?
 
Ekspert i gjumit  Michael Breus jep shpjegimin e tij. Shtrëngimi i pavullnetshëm në krahët, këmbët dhe trupin tuaj quhen edhe "fillimi i gjumit" ose faza "hipnotike".
 
Mos u frikësoni pasi këto ndjesi janë shumë të zakonshëm dhe jo të dëmshme. 70 % e njerëzve në botë  përjetojnë raste të tilla hipnotike. Doktorët nuk janë 100 % të vendosur për atë që shkakton këtë spazmë muskulore, por ka disa teori.
 
Teoria themelore është se sistemi juaj nervor po kalon në modalitetin e gjumit. Ndërsa trupi dhe mendja relaksohen, rrahjet e zemrës ngadalësohen, temperatura juaj e trupit bie duke shkaktuar tronditje tek muskujt.
 
Një tjetër teori është se mendja bie në gjumë përpara trupit tuaj dhe kjo perceptohet nga muskujt sikur jeni duke rënë.
Sidoqoftë në çdo rast nuk shkakton asnjë dëmtim në shëndet.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GJUMI NDJESIA RENIA SHPJEGIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved