Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Bie miti i legjendës se Yeti-t
 
Shperndaje
ikub#: 1711300109
Sipas një studimi te Universitetit te Buffalo ne SHBA dhe të botuar ne revistën Proceedings of the Royal Society B, Yeti, njeriu trupmadh qe sipas gojëdhënave popullore lëviz në malet e Tibet-it dhe Nepal-it, nuk është gjë tjetër veçse ari.
Duke analizuar me imtësi analizat e ADN-se së marrë nga kocka dhe qime te lëkurës se supozuar te Yeti-t te ruajtura ne muze dhe koleksione te tjera private, shkencëtarët amerikanë kanë dalë ne përfundimin se ato i takojnë disa ekzemplareve te ariut te zi aziatik,  atij te murrme tibetian dhe ariut kaf te Himalajave. Ne këtë rast, studiuesit mendojnë se studimi i tyre mund te jete ndërkohë dhe një ndihmë me shume ne drejtim te ruajtjes se këtyre specieve ne rrezik, duke rindërtuar evolucionin gjenetik te tyre.
“Ne jemi te sigurt, se baza biologjike e legjendës se Yeti-t, mund te gjendet tek arinjtë e zonës”, thuhet ne këtë studim.
ADN-ja e Yeti-t është analizuar edhe here te tjera, por ne këtë rast, behet fjale për analiza me rigoroze mbështetur mbi kampione qe atribuohen pikërisht kësaj krijese të ngjashme me njeriun. 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARIU HIMALAJA YETI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved