Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
11 tradita të çuditshme dasmash anë e mbanë botës
 
Shperndaje
ikub#: 1712040070
Mos mendoni se vetëm ne kemi zakone te veçanta dasme. Do habiteni me këto tradita te vendeve te ndryshme te botes.
Ka disa tradita dasme te njëjta ose te ngjashme, por ka edhe nga ato te veçantat. Nëse mendonit se vetëm ne vendin tone ka tradite te çuditshme, gaboheshit. Zbuloni disa prej tyre ane e mbanë botes.
Sharrimi, Gjermani
 
Një tradite e vjetër gjermane është sharrimi i një trungu me sharre nga ana e çiftit. te dy duhet te bëjnë përpjekjet e tyre dhe kjo tregon se janë te afte te punojnë se bashku dhe te kalojnë pengesat për te pasur një martese te lumtur.
Dy fëmijët, Sudan
 
Ne fisin Nuer ne Sudan një burrë mund te martohet vetëm nëse dorëzon një numër te caktuar bagëtish. Gjithsesi martesa quhet e plotësuar kur gruaja sjell ne jete dy fëmijë. Nëse ajo lind vetëm një burri mund te kërkojë divorcin. Nga ana tjetër nëse bashkëshorti vdes, vëllai i tij behet bashkëshorti i ri i vejushës se tij.
Thyerja e një zileje prej balte, Guatemale
 
Pas ceremonisë se dasmës ne Guatemale, behet pritja ne shtëpinë e burrit. Mamaja e dhëndrit përshëndet çiftin e ri duke thyer një zile te bardhe mbushur me oriz, lule dhe fara, te cilat përfaqësojnë begati dhe pjellori.
Rrëmbimi i nuses, Rumani
 
Ne Rumani dhe ne disa vende te tjera evropiane, para fillimit te ceremonisë se dasmës zhvillohen disa lojëra, një prej te cilave është edhe rrëmbimi i nuses. Ne këmbim familjaret apo miqtë kërkojnë para, pije apo diçka tjetër.
Thyerja e pasqyrës, tradite hebre
 
Kur ceremonia e dasmës mbaron, ne traditën hebre, dhëndri dhe nusja duhet te thyejnë një pasqyre te futur brenda një qeseje. Një nga kuptimet është se martesa duhet t'i mbijetoje edhe pengesave dhe çifti duhet te qëndrojë bashke edhe ne rast problemesh.
Qarja, Kine
 
Një nuse e grupit etnik Tujia ne Kine duhet te qaje nga një ore çdo dite përgjatë një muaji para se te martohet. 10 dite pasi nusja fillon qarjen behet pjese edhe e ema dhe 10 dite me vone edhe gjyshja. Deri ne fund te muajit çdo pjesëtarë femër e familjes duhet te qaje.
Henna, Indi
 
Kjo ceremoni quhet Mehendi dhe behet një nate para martesës nga ana e vajzës. Një artist profesionist ose një i afërm bën neper duar dhe këmbë tatuazhet henna tek nusja dhe tek vajzat e tjera te familjes. Sipas traditës, kjo gjë sjell qetësim shpirtëror, gëzim dhe bukuri. 
Buke e kripe, Rusi
 
Gjate kremtimit te dasmës ne Rusi, prindërit e nuses dhe dhëndrit e persin çiftin me buke dhe kripe pasi kjo gjë tregon mikpritje. Secili nga partneret këput nga një cope buke e ngjyen me kripe dhe ia jep tjetrit. Me pas çdo i ftuar merr nga një cope buke te quajtur karavai.
Kukulla nuse, Porto Riko
 
Ne dasmat e Porto Rikos duhet te ketë një kukull qe t'i ngjaje sa me shume pamjes se nuses dhe te jete e veshur si ajo. Veshja e saj hiqet me pas dhe iu jepet te ftuarve te cilët duhet te hedhin para.
Peshtyrja e nuses, Kenia
 
Vajzat Massai te Kenias zakonisht iu jepen për martese burrave shume me te mëdhenj ne moshe. Gjate ceremonisë se dasmës babai apo vëllai i nuses pështyn mbi kokën e saj pasi sipas traditës ky është bekim. 
Ndalimi i përdorimit te tualetit, Indonezi
 
Ne ishullin Borneo, qe ndodhet mes Indonezisë dhe Malajzisë, fisi Tidong ndjek një tradite te vjetër qe e ndalon çiftin te përdorë tualetin për 3 dite e 3 net pas martese. Për këtë arsye çifti ha dhe pi shume pak ne dasme. Sipas traditës kjo gjë do sjelle martese te gjate, te lumtur dhe pjellore.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BOTA CUDIA DASMA TRADITA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved