8 destinacione ëndrrash për ta kaluar Krishtlindjen në diell
 
Shperndaje
ikub#: 1712070104
8 destinacione ëndrrash për ta kaluar Krishtlindjen në diell Ne këto vende do ndiheni vërtet si neper ëndrra dhe do kaloni pushime te veçanta.
Nëse i keni mundësitë dhe nuk doni ti kaloni Krishtlindjet ne te ftohte e ne bore, ja disa destinacione te jashtëzakonshme ku mund te bëni edhe plazh ne dhjetor.
Te besh safari ne Kenya
 
Arijiju është një vend luksoz  ne qendër te Kenyas, por ne te mund te shkosh vetëm me helikopter. Ndërtesa është me gurre dhe ofron një mikpritje te ngrohte. Çdo dhome ka pamje spektakolare dhe ne mes te hoteli ndodhet edhe një pishine nga ku mund te merrni rreze dielli. Te apasionuarit pas florës dhe faunës mund te marrin pjese ne safarit e organizuara me makina 4x4 apo me helikopter nga ku mund te shohësh zebra, gjirafa, luanë, elefantë, rinoceronte, etj.
Te zhytesh ne Indonezi
 
Ne një prej ishujve private ne Papaua-n orientale ndodhet resorti Misool i ndërtuar me stilin e veçantë tradicional. Disa kabina ndodhen ne rërë e disa te tjera duket sikur notojnë ne ujin kaltërosh. Ne këtë resort mund te kaloni dite te mrekullueshme, te shihni perëndimin e diellit dhe shfaqjen e peshkut-mandarin apo ndryshe te quajtur peshku- kashmir.
Te shijosh vere ne Kili
 
Ne zemër te vreshtave ndodhet hoteli Clos Apalta Residence, me një artiktekture moderne, pamje fantastike dhe me atë qe tërheq me shume turistet: bodrumin me gjashte kate te verave, qe shtrihet deri ne 24 metra nen toke.
Te besh surf ne Maldive
 
Four Season Explorer nuk ka kabina te vendosura ne rërë pasi ne fakt behet fjale për një anije. Kjo e fundit lëviz nga ishulli Kuda Huraa ne Landaa Giraavaru, ne zemër te Maldiveve. E ne fakt oqeani indian nuk është gjithmonë i qete, çka ofron mundësinë e bërjes surf kur dallgët janë te mëdha e arrijnë deri ne 2.40 metra. Ne restorant mund te shijoni gatime te ndryshme me përbërës te freskët.
Te flesh nen qiellin me yje ne Jordani
 
Feynan Ecolodge ofron shërbim me pese yje ne versionin ekologjik. Këtu turistet adhurojnë te flenë jashtë e te soditin qiellit plot me yje dhe klimën e freskët.
Te besh golf ne ishurjt Mauricius
 
Për adhuruesit e golfit LUX* Belle Mare ofron pushime fantastike ku mund te praktikohet edhe sporti i preferuar. Panorama është e jashtëzakonshme dhe mjedisi i lojës goxha i gjere. Përveç pishinave dhe mjedisit te këndshëm mund te shijoni edhe gatimet indiane apo kineze, ndërkohë qe The Aubergine Farm te fton te ushqehesh ashti si e kane bere banoret e zonës para 200 vitesh ne një dekor vintage.
Te besh 'roadtrip" ne Kuba
 
Ne Kuba mund te vizitoni Havanën, Santiagon plot ngjyra apo malet Sierra Maestro me peizazhin si parajse ku qëndronin luftëtarët e kohës se Fidel Castro-s. 
Te besh "glamping" ne Tulum, Meksike
 
Kampingu mund te jete i bukur, por ne Nomade te Tulum-it ofrohet një eksperience e jashtëzakonshme. Ne te mund te flihet neper kabina, mund te çlodhesh ne lishareset prej rrobe dhe mund te hash ne tavolinat e gdhendura te trungjeve te pemëve. Për sa i përket ushqimit, frutat dhe perimet e Karaibeve janë baza, por mundësitë janë te shumëllojshme dhe për këdo. Për te mos u humbur janë tasat me quinoa dhe "chai chai pudding" me çokollate.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: DESTINACIONE DIELLI KRISHTLINDJE PUSHIME

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved