Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Oumuamua, një anije kozmike aliene?
 
Shperndaje
ikub#: 1712120141
Është fjala për një objekt qe vrojtohet për here te parë, origjina e te cilit është nga jashtë Sistemit tone Diellor.
Idhtarët e jetës aliene menjëherë kane nxituar ta quajnë atë një anije jashtëtokësore, dhe problemi është se verifikimi i vërtetësisë apo falsitetit te saj nuk është një gjë e thjeshtë.
Objekti misterioz është kapur dhe zbuluar nga Panoramic Survey Telescope and Rapid Response System -1 (Pan-STARRS-1) ne Hawaii ne 19 tetor te këtij viti dhe është emërtuar si Oumuamua. Fillimisht është marrë për një asteroid, por forma e saj e veçante, bëri qe të lindin dyshimet se kemi te bëjmë me një anije ndëryjore aliene qe ka ardhur ne Sistemin Diellor nga një tjetër sistem planetar.
Ne vijim, grupe te caktuara kozmonautesh dhe kërkuesish, kane hedhur idenë e nisjes nga përgatitjet të një misioni te posaçëm qe do te nisë ne drejtim te këtij objekti misterioz. Ndërkohë Breakthrough Initiatives (BI) ka njoftuar fillimin e një plani qe synon te “dëgjojë” sinjale qe me gjasa mund te vijnë nga objekti misterioz. Për këtë ajo do te përdorë Green Bank Radio Telescope.
Sipas te dhënave qe disponohen deri tani, objekti sapo ka kaluar pranë Diellit ne piken me te afërt te trajektores se tij dhe rreth 85 here distancën Toke-Hënë larg nga planeti ynë. Tani është drejtuar jashtë Sistemit Diellor dhe zhvendoset me shpejtësi 315 mije km ne ore. Përllogaritjet kanë treguar gjithashtu se bëhet fjalë për një objekt me gjatësi 400 metra dhe gjerësi 40 metra.
Misioni dhe vrojtimi i Breakthrough Initiatives (BI) do te nise ne datën 13 dhjetor me teleskopë qe kanë diametër deri ne 100 metra. Do te dërgohen sinjale drejt tij, duke shpresuar ne kthimin e tyre.
Por dyshimet mbeten përsëri te forta, pasi nëse do te ishte një anije aliene, si është e mundur qe kaq pranë nesh ata te mos kenë kërkuar kontakt me njerëzit!
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ALIENE ANIJE KOZMIKE OUMUAMUA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved