Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pentagoni ka kërkuar UFO-t që nga viti 2007
 
Shperndaje
ikub#: 1712170021
Edhe pse nuk ka qene një preket top sekret, ai ka mbetur gjithsesi një çështje në dijeni te së cilës ka qenë një grup i vogël personash.
Zbulimi i sotëm është përshkruar nga gazeta New York Times, sipas se cilës, Pentagoni qe nga viti 2007 deri në vitin 2012 ka financuar një projekt qe synonte kërkimin e objekteve misterioze. 
Projekti i quajtur AATIP (Advanced Aerospace Threat Identification Program) qe kish një buxhet prej 22 milion dollarë, ishte një pike uji në oqeanin e 600 miliard dollarëve ne vit, qe SHBA shpenzon për qëllime ushtarake te Pentagonit.
Projekti është shtyrë përpara nga Harry Reid dhe një miku i tij i njohur, Robert Bigelow, qe ka ne pronësi një kompani qe merret pikërisht me ndërtimin e moduleve qe shërbejnë për udhëtimet turistike ne hapësire.
Kërkimi i UFO-ve gjithsesi nuk është një eksperiencë e re për SHBA. Qe ne vitin 1947,amerikanet janë thelluar ne analizimin e 12 mijë objekteve te pa identifikuara. 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KERKIMI PENTAGON UFO

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved