Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Imazhe magjike të kapura gjatë shiut të meteorëve
 
Shperndaje
ikub#: 1712180003
Fotografët kanë kapur foto mahnitëse të shiut të meteorëve Geminid.
Shfaqja qiellore që quhet edhe 'mbreti i shiut të meteorëve' ofron një pamje magjike dhe sureale. Shiu i meteorëve Geminid është një nga shfaqjet më të mira të vitit, ku 150 yje përshkojnë qiellin çdo orë në të gjithë botën.
 
Njerëzit e thjeshtë dhe fotografët profesionistë e kanë cilësuar këtë shfaqje natyrore si një nga 'momentet më të mira të jetës'.
Shiu i meteorëve Geminid, më i prituri nga fotografët dhe shkencëtarët, prodhon yje shumë të ndritshme dhe të lehta për tu dalluar nga njerëzit.
 
Ky shi meteorësh ndodh kur Toka kalon përmes një gjurme të madhe mbeturinash shkëmbore të lënë pas nga një asteroid i njohur si 3200 Phaethon.
 
Mbeturinat digjen kur hyjnë në atmosferën e Tokës, duke dhënë pamjen e një 'ylli që bie". 
 
Në galerinë e mësipërme jepen disa nga foto më magjike të shiut të meteorëve Geminid.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FOTO METEOR QIELLI SHIU

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved