Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pse njerëzit u besojnë dukurive paranormale?
 
Shperndaje
ikub#: 1712180116
Pothuajse 75% e njerëzve besojnë në dukuritë paranormale. Por pse ndodh kjo?
Te besosh në dukuritë paranormale dhe ekzistencën e fantazmave është një dukuri shumë e zakonshme mes njerëzve, madje edhe tek njerëzit më të njohur dhe të zgjuar si winston Churchill dhe Alan Turing. Pra nëse ju besoni tek fantazmat, nuk jeni të vetmit.
 
Rreth 1 në 5 persona mendojnë se kanë para një fantazmë. Mes tyre janë edhe njerëzit inteligjentë si Winston Churchill etj. të cilët thonë se kanë parë ose kanë qenë në kontakt me fantazmat. 
   
Po pse ndodh kjo ? Disa dukuri paranormale ndodhin për shkak të dëmtimit të trurit. Shumë "fantazma" janë rezultat i një iluzioni optik që shkaktohet nga drita e ulët, lodhja dhe drogërat e ndryshme.
 
Psikologët mendojnë se disa prej tyre shpiken nga mendja jonë për të pranuar më lehtë kaosin në botë. Truri i njeriut tenton të gjejë motive edhe aty ku nuk ka, sidomos kur jemi të lënduar ose kërcënuar nga rreziku. Kjo na bën të ndihemi sikur kemi rifituar pak kontroll mbi atë dukuri që ndikon apo po na kërcënon.
 
Njerëzit supersticioz janë më të prirur për të gjetur fantazma apo fytyra të panjohura në foto të ndryshme. Këto persona gjithashtu kanë një vetëbesim të tepruar në atë që thonë apo vendimmarrjet e tyre. Kjo i bën ato të jenë më bindës dhe më të aftë për të shpjeguar dukuritë paranormale dhe ti bëjnë të tjerët të besojnë se aty ekziston vërtet një fantazmë.
 
Gjërat si mbajta e hajmalive që mbajnë larg demonët apo të keqen dhe kërcitja e tavolinave prej druri e përforcojnë edhe më shumë atë që ato bëjnë apo predikojnë.
 
A duhet ti besoni fantazmave? Kjo ngelet në dorën tuaj.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BESIMI EKZISTENCA FANTAZMA SHPJEGIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved