Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Satoshi Nakamoto, krijuesi i Bitcoin, i 43-ti në botë për nga pasuria
 
Shperndaje
ikub#: 1712190108
Sipas sit-it Quartz, ne momentin kur Bitcoin ka arritur vlerën e 19.771 dollarëve, krijuesi i tij, përllogaritet te ketë një pasuri prej 19.4 miliard dollarësh.
Satoshi Nakamoto është pseudonimi japonez, pas te cilit fshihet krijuesi ende i misterioz i kriptomonedhës. Ne këtë moment ai posedon 980 Bitcoin qe përllogariten te kenë një vlerë totale prej 19.4 miliard dollarësh, sipas CoinDesk price index. 
Kështu, me këtë pasuri, ai renditet ne vendin e 43-të të njerëzve më të pasur në botë sipas Forbes, menjëherë pas vejushës se Steve Jobs, Paul Allen, bashkëthemeluesit te Microsoft dhe pronarit te kopanise se veshjeve H&M, Stefan Persson.
Ndërkohë misteri mbi pronësinë dhe pronarin e Bitcoin mbetet ende i pa zgjidhur. Pas Satoshi Nakamoto-s mund te jete një ai, ajo, ose edhe një skuadër e tërë.
Domeni Bitcoin.org është regjistruar qe ne vitin 2008 dhe emri qe është përdorur për këtë qellim është pikërisht Satoshi Nakamoto, identiteti i te cilit është gjithsesi i pa qarte. Në maj të vitit 2016, Craig Steven do te deklaronte se ishte ai shpikësi i saj, por kjo është një çështje ende e hapur. Ndërkohë, Elon Musk, i cili është përfolur si shpikës i tij ka mohuar ne vijimësi një gjë të tillë.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BITCOIN KRIJUESI PASURIA SATOSHI NAKAMOTO

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved