Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ish ushtaraku i Pentagon-it: "Nuk jemi të vetëm në Univers"
 
Shperndaje
ikub#: 1712260121
Vetëm pak dite pasi Pentagon-i pranoi ekzistencën e një programi, (Advanced program for the identification of aerospace threats) që ishte mbyllur pesë vite më parë, korit te personave qe mendojnë se alienët ekzistojnë i shtohet edhe një tjetër zë.
Sipas Luis Elizondo, ish funksionar i Inteligjencës Ushtarake, pranë Pentagon-it, ekzistojnë mjaft prova qe flasin ne favor te tezës se ekzistencës se jashtëtokësorëve. Këtë deklarate ish zyrtari i Pentagon-it e dha për CNN, por pak ditë më parë, te njëjtën gjë e pat thënë edhe për New York Times, ku gjithashtu pati treguar se ishte dorëhequr nga detyra ne shenjë proteste ndaj sekretit te jashtëzakonshëm me të cilin ruhen çështjet e UFO-ve.
"Personalisht kam identifikuar shume mjete fluturuese qe sfidojnë ligjet e aerodinamikës", deklaron Elizondo. "Ato nuk gjenden as ne inventarin e mjeteve fluturuese te SHBA dhe as te shteteve te tjera për te cilat kemi sëpaku dijeni".
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ALIENE PENTAGONI UFO

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved