Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ushqime të mbetura nga vaktet? Ja si t’i ruani sa më mirë
 
Shperndaje
ikub#: 1712260149
Ju mbeten ushqime te shijshme, por nuk dini si t’i ruani sa me gjatë? Ja katër këshilla që do ju ndihmojnë tej mase.
Si t’i ruani sa me gjate supat? Po nje pjatë mish me salcë sa sa kohë mund të qëndrojë pa e humbur shijen? Ka ndonjë menyrë të thjeshtë për te ndalur shumimin e baktereve tek ushqimet e mbetura? Ja disa këshilla të vlefshme s’i ruani gjatë ushqimet e mbetura nga vaktet.
 
Mbulojini pjatat
 
Ndryshe nga sa mund te jetë thënë deri më tani, nuk është gjithmonë nevoja që gatimet e mbetura t’i futni nëpër kuti hermetike të mbyllura me kapak. Edhe kapaket ose cellofonët mund te mjaftojnë. Vendosini pjatat ne fund te frigoriferit dhe nuk do ketë asnjë problem.
 
Vendosja e gatimeve te mbetura ne vendin e duhur te frigoriferit
 
Çdo kat i frigoriferit ka funksionin e vet. Mbetjet ushqimore duet te ruhen ne temperaturën 4-6 °C ne zonën e freskët. Sipas markave dhe modeleve te frigoriferëve, mund te vendosen ne mes apo edhe ne fund. Parimi qëndron ne vendosjen e tyre sa më larg produkteve të gjalla në mënyrë që të shmanget shumimi i baktereve.
 
Mos ruani cdo lloj ushqimi
 
Për të shmangur ndryshimin e shijes dhe problemet shëndetësore shmangni ruajtjen për një kohë të gjatë te disa ushqimeve, sidomos të atyreve që kanë përbërës të gjallë si mishi, peshku apo vezët. Ato nuk mund te mbahen për më shume se 24 orë. 
 
Kini parasysh kohëzgjatjen e ruajtjes
 
Për të kujtuar gjithmonë kohëzgjatjen e ruajtjes së gatimeve shënojini në një letër këshillat dhe vendosini tek dera e frigoriferit. 
 
1-2 ditë mund të ruani: salcat, sanwich-ët, musat me çokollatë, majonezën e hapur, etj
3-4 ditë mund të ruani: peshkun dhe mishin e zier, makaronat, ëmbëlsirat, supat, perimet e zjera, etj.
4-6 ditë mund të ruani: prizin dhe vezët e ziera.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRIGORIFERI RUAJTJA USHQIME

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved