Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Nga dhoma e kolegjit në një sukses botëror. Historia e Google në FOTO
 
Shperndaje
ikub#: 1712270128
Vitin që vjen Google feston 20 vjetorin e lançimit te motorit te vet te kërkimit. Gjate këtyre dy dekadave, kompania e themeluar nga Larry Page dhe Sergey Brin është shndërruar ne një superfuqi botërore.
1. Sot ajo ka një vlere prej 743 miliard dollarësh, ndërsa historia e krijimit dhe zhvillimit te saj ngjan me një përrallë qe po ua tregojmë ne shkrimin e mëposhtëm.
2. Sergey Brin dhe Larry Page fillimisht menduan qe motorin e tyre te kërkimit ta quanin BackRub, por me pas aplikuan për Google, derivat i termit GooGol, qe përdoret për te treguar numra te përbërë nga 1 me 100 zero.
3. Serveri i pare i Google ishte ne një kuti Lego e personalizuar.
4. Me pas dy shokët do ta transferonin shoqërinë e tyre te re ne një garazh te Susan Wojcicki qe me vone do te behej CEO e YouTube.
5. Andy Bechtolsheim është investitori i pare qe besoi tek Google duke financuar 100 mije dollarë qe shërbyen për ta shndërruar garazhin ne një quartier generale te kompanisë.
6. Ky është Home Page i parë.
7. Ne vitin 1999, Google mori ofertën e pare për tu shitur. George Bell ofroi për te 750 mije dollarë, por marrëveshja dështoi (për fat te mirë)
8. Po atë vit Google do te merrte për here te pare me qira një zyre te vërtetë.
9. Pas kësaj Google merr një financim prej 25 milion dollarësh. Kleiner Perkins Caufield dhe Sequoia Capital do te ishin investitorët e parë.
10. Ne 2000-in, lançohet AdWords, një shërbim online për reklama qe me pas rezultoi nje sukses i madh.
11. Janë vitet e vështirësive për kompanitë teknologjike, por jo për Google, themeluesit e se cilës tani janë te famshëm.
12. Ne këtë periudhe, lançohet slogani i njohur...
13. Ne 2001, Google cakton CEO Eric Schmidt duke i lenë kohë te mjaftueshme themeluesve te merren me zhvillimet teknologjike.
14. Ne 2003, Google merr me qira kampusin Googleplex ne Mountain View qe do ta blejë ne vitin 2006.
15. Shpejt Googleplex do te shndërrohet ne një prej vendeve me te lakmuara për punonjësit.
16. Me pas Google do te ofronte për punonjësit e vet benefitete mëdha, dhe e filloi këtë tradite me ushqimin e drekës falas.
17. Ne 1 Prill Google lançon Gmail.
18. Ne 19 Gusht 2004 Google lançohet ne Burse. Titujt e saj kuotohen me 85 dollarë. Sot kuotohen 1.000 dollarë.
19. Me pas Google do te fillonte te investonte ne fusha qe nuk kishin te bënin me motorin e kërkimit. Te parat ishin Google Docs dhe Google Maps.
20. Ne 2005-ën, do te blinte Android-in, krijuar nga Andy Rubin. Sot soft-i është ne baze te sistemeve operative te saj.
21. Ne 200-ën do te blinte edhe YouTube-n për 1.65 miliard dollarë.
22. Po këtë vit do te hapej qendra e pare e te dhënave, tërësisht prone e saj.
23. Google është tashme një fenomen botëror
24. Ne vitin 2008, del ne treg smartphone i pare Android, HTC Dream. Android është sot sistemi me i përdorur dhe popullor në botë.
25. Po kete vit lancohet Google Chrome
26. Ne vitin 2011, Larry Page do te rikthehet CEO dhe Schmidt do te behej president.
27. Pas vitit 2011, Google zgjerohet ne drejtime te tjera. Makinat pa shofer janë teknologjia e radhës.
28. Ne vitin 2012 është radha e Google Glass
29. Ne vitin 2016 do te krijohej Alphabet me Larry Page CEO.
30. Sundar Pichai caktohet CEO i Google
31. Eric Schmidt jep dorëheqje.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GOOGLE LARRY PAGE SERGEY BRIN

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved