Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ja pse njerëzit puthen në mesnatën e Vitit të Ri
 
Shperndaje
ikub#: 1712280051
Një traditë e vjetër në origjinë dhe shumë e bukur.
Të gjithë e njohim dhe e zbatojmë traditën e puthjes me partnerin kur ora shënon 12:00 e natës dhe simbolizon nisjen e Vitit të Ri. A e keni pyetur ndonjëherë veten "Pse njerëzit puthen në prag të Vitit të Ri"?
 
Kjo traditë ka ardhur si pasojë e shumë kulturave të ndryshme të lashta, ku romakët kanë qenë nismëtarët.
 
Romakët e festonin solsticin dimëror me një festë në fund të dhjetorit, të mbushur me alkool, ushqim të bollshëm dhe seks. Në këtë festë ato nisën traditën e tyre të dhënies së puthjeve në mesnatë.
 
Ndërsa një tjetër supersticion i vjetër thotë se mënyra se si e filloni vitin tuaj të ri dikton se si ai do të shkojnë 364 ditët e ardhshme. Për këtë qëllim njerëzit puthen në mënyrë që marrëdhëniet e tyre të shkojnë plot dashuri dhe gëzim. Anglezët dhe gjermanët janë fanatik të këtij besimi.
 
Në disa vende të Evropës njerëzit puthen në mesnatë me personin e parë që del përpara në mënyrë që të largojnë shpirtrat e ligë. 
 
Cilado të jetë arsyeja, në një gjë jemi të gjithë dakord: Të gjithë e duam dhe na pëlqen rutina e puthjes në mesnatën e fillimit të Vitit të Ri. Ajo na mbush me gëzim, dashuri dhe mirësi e besimi.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MESNATE PUTHJA SIMBOLIKA TRADITA VITI I RI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved