Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
11 gatimet autentike më të shijshme në botë
 
Shperndaje
ikub#: 1712300006
Ja për çfarë gatimesh dallohen këto shtete.
Çdo shtet ka kulturën e vet edhe ne gatim kështu qe secili ka pjatën tradicionale dhe autentike. Zbuloni disa nga me te veçantat dhe me te shijshmet ne bote.
11. Masala dosa ne Indi
 
Kuzhina indiane është aq e shijshme saqë te gjithë e kane provuar te paktën njëherë. Masala dosa ka qene tradicional i pjesës jugore, por tashme është përhapur ne gjithë shtetin. Ky gatim përbehet nga orizi, kripa, vaji, piperi i zi, speci i kuq djegës, curry, mustarde, patate, qene, tumerik, etj.
10. Doner kebab ne Turqi
 
Ky është një gatim shume i përhapur edhe neper bote, por tradita vjen nga Turqia. Ai përbëhet nga mishi i vicit ose i pulës qe piqet ne mënyrë vertikale e duke u rrotulluar.
9. Curryywurst ne Gjermani
 
Ky gatim është zbuluar ne vitin 1949 ne Berlin dhe ishte një përzierje ketchup-i me pluhur curry. Mishi i derrit lyhet me këtë salce dhe me erëza te tjera.
8. Pad thai ne Tajlande
 
Ky gatim ne vitin 2011 u rendit ne vendin e 5 ne bote si nje nder ushqimet me te shijshme dhe ne fakt përbëhet nga rripa orizi te gatuar me djathë soje, veze, salce peshku, hudhër, sheqer palme, spec djegës, etj. 
7. Sashimi ne Japoni
 
Sashimi është një pjate peshku te prere shume holle dhe te gatuar ne mënyrë tradicionale japoneze.
6. Arancini ne Itali
 
Ndryshe quhen "portokallet e vegjël", por nuk kane asnjë lidhje me portokallet përveç formës dhe ngjyrës. Origjina e këtij gatimi është ne Sicili dhe përbëhet nga orizi, buka e thekur e thërrmuar, salca e domates, mozarella dhe ndonjëherë edhe nga bizelet.
5. Poutine ne Kanada
 
Ky është një gatim tradicional i Quebec-ut dhe përbëhet nga patatet e skuqura, djathi kaçkavall dhe salca kafe.
4. Pirozhki ne Rusi
 
Pirozhki janë byreçka te vogla te mbushura me mish, peshk, veze e ndonjëherë edhe me fruta.
3. Ji Zhua ne Kine
 
Mund t'iu duket e çuditshme, por ne Kine disa njerëz konsumojnë këmbë pule. Ata mendojnë se kjo ju bën mire për shëndetin. Me çfarë i shoqërojnë? Me salce barbeque ose spec djegës.
2. Pastel de nata ne Portugali
 
Ky gatim është krijuar nga murgjit katolike ne shekullin e 18-te. Ne fakt ato janë keke te vegjël me pete, me veze dhe me sheqer.
1. Ceviche ne Peru
 
Ne vendin e pare renditet gatimi qe është pjese e trashëgimisë kombëtare te Perusë. Receta klasike përbëhet nga fileta peshku te marinuar me lëng limoni jeshil ose lëng portokalli, qepe, kripe, speca djegës dhe speca.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BOTA GATIME SHIJA SHTETE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved