Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pse macet nuk duan të lahen?
 
Shperndaje
ikub#: 1801020012
Ata që kanë mace në shtëpi e dinë mirë se atyre nuk u pëlqen fare të lahen. Edhe ndonjë mace qe lahet pa problem, është thjesht një përjashtim.
Por cila është arsyeja qe nuk i lejon macet te jenë te familjarizuara me ujin. Për këtë ende nuk ka ndonjë përgjigje te sigurt dhe deri tani jemi ende ne lëmin e hipotezave, prej te cilave, me e besuara është ajo qe lidhet me trashëgiminë gjenetike te tyre qe nga antikiteti, qe nuk i ka detyruar ato te ambientohen me terrene me ujë apo te pasur me ujëra.
Një tjetër hipoteze është ajo e përpunuar nga Kelley Bollen, një studiuese e sjelljeve te kafshëve, e cila thotë se lëkura e maceve thahet tepër ngadalë dhe krijon një ndjesi te pakëndshme për to.
Veç kësaj, macet siç dihet kalojnë shume kohë duke e larë vetë lëkurën e tyre, dhe kjo shoqërohet me lëshimin e aromave te caktuara qe i shërbejnë për komunikim me felinët e tjerë dhe ruajtur terrenin e tyre. Duke eliminuar me ane te ujit këto aroma, ato humbasin kështu një aftësi te tyre te domosdoshme.
Ka edhe një tjetër teori qe lidhet me nevojën e te qënurit gjithnjë te vëmendshëm, me fjale te tjera, me këmbë ne tokë, çka mund te komprometohet gjate kohës se qëndrimit ne ujë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRIKA MACE UJI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved