Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pse meshkujt nuk kanë celulit?
 
Shperndaje
ikub#: 1801020005
Meshkujt dhe femrat janë te ndryshëm ne këtë drejtim dhe kjo i detyrohet shpërndarjes se dhjamit, por edhe për shkaqe qe lidhen me faktorë hormonale.
Ndryshe nga femrat, duket se meshkujt nuk e kane problemin qe tek femrat është një çështje e rëndësishme për anën estetike te trupit te tyre.
Tek femrat, dhjami tenton te grumbullohet më shumë në shtresën qe vjen menjëherë pas asaj te dukshme te lëkurës dhe ne këtë mënyrë, çdo shtim i tij bëhet shpejt dhe menjëherë i dukshëm. Ndryshe ndodh tek meshkujt qe dhjami tenton te vendoset ne shtresat me te thella, nën atë muskulore, duke mos kushtëzuar kështu elasticitetin e lëkurës dhe estetikën e saj.
Ndërkohë qe tek gratë, një rol te rëndësishëm luan edhe mungesa e hormonit seksual, estrogjenit, qe favorizon mbajtjen e ujit, yndyrës, skorjeve te ndryshme metabolike, duke çuar ne krijimin e dukshëm te dhjamit me pamjen e “lëkurës se portokallit” ne pjese te ndryshme te trupit, veçanërisht ne kofshë.
Por tek meshkujt, tek te cilët grumbullimi më i madh i dhjamit ndodh ne zonën e barkut, shkaqet nuk janë aspak hormonale por ato lidhen tërësisht me mënyrën e të ushqyerit dhe aktivitetin fizik.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CELULITI FEMRAT MESHKUJT SHKAQE TRUPI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved