Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Në SHBA më ftohtë se në Mars
 
Shperndaje
ikub#: 1801030118
I ftohti arktik qe prej një jave ka futur ne darë akulli SHBA-ne, veçanërisht pjesën lindore te saj dhe Midwest-in, ka bërë që në disa zona, temperaturat te zbresin me mbi 15 grade nën mesataren shumëvjeçare sezonale.
Ne New Hampshire, ne observatorin meteorologjike te Mount Washington ku është xhiruar kjo video, termometri ka shënuar -47 grade, ndërsa ne Minnesota është regjistruar rekordi i -42 gradëve te dielën e kaluar.
Këto temperatura janë me te ulëta se ato qe janë regjistruar ne planetin Mars, kur ne 20 dhjetor, Curiosity ka shënuar -23gradë. Ne këtë fazë, roveri i NASA-s ndodhet ne zonën ekuatoriale te Planetit te Kuq, ku temperaturat arrijnë deri ne -70 gradë.
Këto temperatura te ulëta që në dukje vijnë ndesh me ngrohjen globale, ne te vërtetë duket se janë rrjedhoje e saj. Studime te mëparshme kane treguar se si pasoje e rritjes se temperaturave ne Arktik, do te ketë një destabilizim te sistemeve te tjera klimatike, duke çuar temperatura te ulëta ne veri te SHBA-se.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MARS PLANETI SHBA TEMPERATURA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved