Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Rrugët më të frikshme në botë
 
Shperndaje
ikub#: 1801030084
Për eksperienca te paharrueshme zgjidhni te udhëtoni ne ndonjë prej këtyre rrugëve.
Ju pëlqejnë aventurat? Zbuloni disa nga vendet me rrugët me te jashtëzakonshme, me te veçanta dhe njëherësh me te frikshme. Ne klasifikim përfshihen rrugët tokësore, ajrore dhe ato hekurudhore.
1. Maeklong Railway, Tajlande
 
Ne pamje te pare nuk duket ndonjë gjë shume e çuditshme, por ne fakt trenat ne rrugën e tregut kalojnë disa here ne dite edhe pse me shpejtësi 30km/h.
2. Princess Juliana International Airport
 
Duke qene se pista e këtij aeroporti nuk është e madhe sa duhet, ne shume raste avionëve te mëdhenj ju duhet te kalojnë shume afër plazhit dhe plazhisteve për t'u ulur si duhet.
3. The Death Railway, Tajlande
 
Hekurudha ku kalon treni është ndërtuar gjate Luftës se Dyte Botërore gjate pushtimit japonez dhe ajo kalon përmes malesh dhe pyjesh te rrezikshme. Pse ka këtë emër? Sepse gjate ndërtimit ne te kane vdekur 90.000 civile dhe me shume se 12 te burgosur.
4. Aeroporti Gisborne, Zelande e Re
 
Ne këtë aeroport kalon edhe një rruge hekurudhore, çka mund te duket interesante, por edhe e frikshme për udhëtarët.
5. Guoliang Tunnel Road
 
Kjo rruge ndodhet ne provincën Henan ne Kine dhe është ndërtuar ne vitin 1970 nga banoret e zonave përreth. E quajtur ndryshe edhe si " rruga qe nuk toleron gabime", kjo është një prej me te rrezikshmeve ne bote.
6. Aeroporti Saba
 
I konsideruar si një prej me te rrezikshmit ne bote, ky aeroport ndodhet 45km ne jug te ishullit Sint Maarten ne Holande. Ai ka një gjatësi vetëm 400 metra, çka përben një sfide te vërtetë për pilotet ane e mbanë botes. Një gabim i vogël mund te sjelle vdekjen e padiskutueshme.
7. Tren a las Nubes, Argjentine
 
Hekurudha qe lidh Argjentinën veriperëndimore me bregun kilian kalon neper malet e Andeve dhe është mjaft e rrezikshme. Me lartësinë, ne disa pjese, prej 4,220 metrash mbi nivelin e detit, ajo është hekurudha e peste ne bote për nga lartësia.
8. Chennai- Rameshwaram Railways, Indi
 
Kjo rruge hekurudhore 103 vjeçare, qe kalon përmes detit, është pjese e UNESCO-s dhe ka një gjatësi prej 1.065 metrash
9. Antarktida
 
Ulja e avionëve ne akull është shume e rrezikshme, por e mundur ne zonën me te ftohte te planetit tone.
10. The James W. Dalton Highway
 
E njohur ndryshe edhe si Alaska 11 Highway, kjo është një prej rrugëve me sfiduese ne planet. E gjate 414 milje ajo shtrihet ne pjese te ndryshme te kontinentit afër detit, akullit dhe pjesëve malore.
11. Zoji La Pass, Indi
 
Kjo është një rruge shume e rrezikshme, por shpëtimtare për banoret e Ladakh, te shkëputur nga pjesa tjetër e botes. Ajo ka një gjatësi 9km përreth malit 2.528 metra te larte dhe nuk ka asnjë barriere mbrojtëse.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRIKA. AVENTURA HEKURUDHA RRUGET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved