Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Mamiferët preferojnë t'i mbajnë të vegjlit në anën e majtë
 
Shperndaje
ikub#: 1801120194
Nëse tek njeriu kjo gjë ishte e njohur edhe më parë, një studim i kohëve te fundit ka treguar se e njëjta gjë vlen edhe për anëtarë te tjerë të familjes se vertebroreve.
Nënat dhe fëmijët e tyre tek mamiferët preferojnë te mbajnë njeri-tjetrin ne anën e majte te trupit, kur përkëdhelen dhe këmbejnë afeksion. Një zakon qe prej kohesh i atribuuar njeriut, por qe duket se vlen edhe shume gjini te botes shtazore, i favorizuar nga evolucioni.
Ne këtë përfundim ka dale një studim i botuar ne revistën Biology Letters, i cili ka dokumentuar se fenomeni është i pranishëm edhe ne kafshë te tjera, shume më të ndryshme nga njeriu, sikurse Odobenus rosmarus divergens dhe Pteropus giganteus.
Supozohet se kur nenat dhe te vegjlit e tyre janë duke shkëmbyer përkëdheli "face to face", preferojnë ta kenë tjetrin ne anën e majtë të fushës se shikimit, pasi kjo fushë lehtëson komunikimin, për shkak se ajo është inervuar nga hemisfera e djathte e trurit, ku ndodhen qendrat qe rregullojnë sjelljen, shprehjen e fytyrës dhe emocionet. 
Kjo është vërtetuar se ndodh edhe tek kafshët, te vegjlit e te cilëve janë ne gjendje te lëvizin ne mënyrë autonome menjëherë pas lindjes.
Nga ky refleks duket se kane rrjedhoja pozitive si nenat, ashtu edhe te vegjlit, por veç argumenteve te mësipërm, mendohet se kjo ka qene gjithashtu edhe një mënyrë për tu mbrojtur më mirë nga rreziqet.
 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJA MAMIFERE NJERIU

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved