Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
5 truke si të bëjmë një grim natyral
 
Shperndaje
ikub#: 1609120037
Për një makeup natyral dhe ideal për në punë.
Çdo mëngjes kur bëheni gati për të dalë nga shtëpia të gjitha femrat kanë të njëjtat pyetje. A duhet të lyhem shumë? Çfarë ngjyre buzëkuqi duhet të përdorë?
 
Tualeti i rëndë nuk është i përshtatshmë për në punë, por ja disa nga këshillat që mund të lyheni dhe në të njëjtën kohë të ngjani bukur dhe natyrale.
 
1-Lëkura perfekte
 
Përdorni fondatinë të lehtë dhe korrektor për të mbuluar defektet dhe njollat e lëkurës. Vetëm duhet zbatuar një rregull: "Mos përdorni ngjyrë më të errët të fondatinës për tu dukur më e nxirë."
 
2-Vetulla të trasha.
 
Bëjini vetullat më të theksuara duke i mbushur ato vetëm në vendet që është e nevojshme dhe jo të gjithë vetullën. Përdorni të njëjtën ngjyrë me atë të vetullës, për tu dukur sa më bukur e natyrale.
 
3-Fokusohuni tek sytë.
 
Vendosni pak ngjyë kafe në cepat e qerpikëve dhe filloni e shperndani atë në të gjithë syrin me anë të një furçe. Përdorni laps kaf për të theksuar sytë në vend të lapsit të zi. Në fund lyjini qerpikët me rimel kaf ose të zi.
 
4-Theksoni butësisht mollëzat. 
 
Vendsoni një blush rozë të lehtë ose ngjyrë pjepri në mollëzat tuaja për ti dhënë shkëlqim fytyrës dhe për të ngjajtur sa më natyrale. Mos e mbingarkoni fytyrën me blush.
 
5-Buzë me shkëlqim dhe natyrale.
 
Buzëkuqët me ngjyra të ngrohta dhe ato të tokës janë ideale për një grim natyral dhe buzë plot shkëlqim.
 


Ventouris


Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA KESHILLA MAKEUP NATYRALE

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Raiffeisen
loading...
Living


Raiffeisen
Living


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved