Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Peeling i trupit: Skrub i bërë vetë për një lëkurë të butë e të mëndafshtë
 
Shperndaje
ikub#: 1701030162
Peeling-u i trupit të ndihmon të kesh një lëkurë të butë e të mëndafshtë. Zbuloni skrub-ët natyralë për të eksfoliuar lëkurën me butësi...

Deri para pak vitesh, askush nuk e njihte këtë fjalë: por tani “peeling” është një praktikë mëse e zakonshme dhe e vlerësuar në gjithë botën. Të kesh një lëkurë gjithnjë e më të butë, vit pas viti, është kthyer në një nevojë gjithnjë e më të përhapur mes grave. Një lëkurë perfekte e fytyrës dhe e trupit është kthyer në një obsesion të shumë vajzave dhe grave të cilat, të lodhura ose të frikësuara nga praktikat kirurgjike e të kushtueshme, vendosin të përballen me problemin në mënyrë natyrale, ndoshta edhe me produkte të përgatitura në shtëpi. Dhe ka një pafundësi mënyrash për një peeling natyral i cili ju ofron një lëkurë të butë si mëndafshi.

 

1. Një nga mënyrat më të përdorura është padyshim skrabi i përgatitur në shtëpi me bazë frutash të pasura me vitaminë C si luleshtrydhet e kivi që zhvillojnë një aksion antioksidant për lëkurën. Edhe banania, duke qenë e pasur me vitaminë B2, përveç magneziumit dhe kaliumit ka shumë benefite për lëkurën e thatë. Duke krijuar një skrub me bazën e këtyre frutave dhe pak kripë, bikarbonat dhe një lugë mjaltë, do të përftonit një produkt magjik për lëkurën e gjithë trupit tuaj.

 

2. Një tjetër mënyrë e zakonshme është përdorimi i niseshtesë së orizit e cila, me shtimin e pak vaj bajamesh të ëmbla ose vaj argani, pak sheqeri e pak sode bikarbonat, shndërrohet në një maskë bukurie të shkëlqyer.

 

3. Shumë gra preferojnë sheqerin kryesisht pasi është i pasur me acid glikolik dhe siguron një aksion eksfoliues shumë delikat perfekt për fytyrën dhe buzët e plasaritura. Për një trajtim korrekt me sheqer, bashkoni në një enë sheqerin, pak vaj kokosi dhe një lugë limon të freskët. Mund t’i shtoni edhe pak xhel të freskët aloe vera për të përmirësuar efektin final.

 

4. Shumë gra të tjera përdorin skrabin me sodë buke, të cilin për një efekt sa më delikat mund ta kombinoni me pak mjaltë ose jogurt.

 

5. Për këmbët dhe të pasmet mund të përdorni kafen, më saktë llumin e saj, i cili i kombinuar me pak kripë dhe rozmarinë nxit qarkullimin e gjakut dhe lufton mbajten e lëngjeve: është perfekt për këmbë të lodhura dhe të fryra.

 

6. Një tjetër peeling i suksesshëm është skrabi me erëza: duke përzier kanellën me mjaltë dhe jogurt, falë vetive të saj antibakteriale  dhe antiseptike, shndërrohet në një medikament të shkëlqyer kundra plakjes së lëkurës.

 

7. Mielli i tërshërës nëse kombinohet me vaj dhe lëng limoni të freskët dhe lihet të thahet në lëkurë, ka një efekt special dhe rekomandohet së tepërmi  për lëkurën e duarve.

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: EKSFOLIANT LEKURA PEELING TRUPI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved