Si të keni qerpikë të gjatë dhe të dendur
 
Shperndaje
ikub#: 1706150014
Si të keni qerpikë të gjatë dhe të dendur Qerpikë kanë efekt mbrojtës dhe njëkohësisht zbukurues për sytë. Ato kanë një efekt magjepsës dhe tërheqës tek të tjetër dhe kjo gjë dihet mirë nga femrat. Për këtë arsye ato përdornin mënyra të ndryshme për ti bërë qerpikët të duken të gjatë, me volum dhe të dendur.
Qerpikë kanë efekt mbrojtës dhe njëkohësisht zbukurues për sytë. Ato kanë një efekt magjepsës dhe tërheqës tek të tjetër dhe kjo gjë dihet mirë nga femrat. Për këtë arsye ato përdornin mënyra të ndryshme për ti bërë qerpikët të duken të gjatë, me volum dhe të dendur.
 
Disa femra janë të bekuara nga natyra me qerpikë të gjatë dhe të dendur. Por pjesa tjetër si t’ia bëjë që të ketë qerpikë të gjatë e voluminoz?
 
Kjo është e thjeshtë. Përveç rimelit me efekt volumi dhe qerpikëve false, ekziston një mënyrë natyrale, shumë efektive që i kthen qerpikët nga të dobët dhe të shkurtër, në super të gjatë dhe me volum duke krijuar një shikim joshësh.
 
Gjithçka që ju duhet janë këto 3 vajra esencialë.
 
-Vaj kastori është i pasur me acide yndyrore që u jep qerpikëve fuqi, i trashë dhe i bënë ato të duken më të dendur.
 
-Vaj bajame është i pasur me kalcium dhe magnez duke zbutur dhe hidratuar qerpikët.
 
-Vitaminë E shërben për të forcuar qerpikët.
 
Hidhni nga një masë të vogël të secilës prej këtyre 3 vajrave dhe përziejini së bashku. Më pas hidheni në një shishe të vogël dhe më një furçë qerpikësh aplikojeni atë çdo ditë.
 
Shumë shpejt do të fitoni qerpikë të plotë, të dendur dhe të gjatë duke i bërë sytë të duken më joshës dhe shprehës.
Shfleto artikuj te tjere per: DENDUR GJATE QERPIKET TRAJTIMI VOLUM

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved