Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si ti bëni duart të duken 10 vite më të reja
 
Shperndaje
ikub#: 1708120016
Duart madje plaken më shpejtë se fytyra.
Duart janë një nga pjesët e trupit që plaken më shpejt si pasojë e ekspozimit gjatë gjithë kohës ndaj kushteve të mjedisit, kimikateve dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Sigurisht që kur vjen puna për kujdesin e tyre shumica e njerëzve e neglizhojnë një gjë të tillë.
 
Ja disa këshilla që duhet të ndiqni për ti bërë duart tuaja të duken 10 vite më të reja.
1-Lajini duart në mënyrën e duhur.
 
Kontakti i shpeshtë me sapunin do i bëjë duart më të thata dhe lëkurën më të ndjeshme dhe të acaruar. Për të shmangur këtë blini sapunë që janë të pasur me vajra bimore si jojoba, vaj ulliri ose aloe vera.
 
Gjithashtu duart lajni me ujë të vakët dhe jo të nxehtë në mënyrë që të ruani mbrojtjen natyrale të lëkurës. 
2-Vishni doreza
 
Duart janë gjithmonë në kontakt me kimikatet dhe detergjente të ndryshëm të pastrimit të shtëpisë. Ato janë të dëmshme për lëkurën duke e tharë atë, acaruar dhe irrituar. Për të minimizuar këto efekte sigurohuni që të vishni gjithmonë doreza kur bëni punët. Gjithashtu dorëzat janë shumë të nevojshme në mbrojtjen e duarve nga çarjet dhe acarimi edhe gjatë stinës së ftohtë dhe temperaturave të ulëta.
 
Mos harroni që dorezat duhen të mbahen edhe kur merreni me punë kopshtarie.
 
Vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbroni duart tuaja.
3-Hidratojini duart rregullisht.
 
Zgjidhni një krem që i hidraton dhe ushqen lëkurën e duarve në mënyrë që të riparojë dëmtimet e bëra. Aplikojeni atë dy herë në ditë dhe çdo herë që lani duart tuaja. 
4-Sigurohuni të bëni një skrab për të larguar qelizat e vdekura.
 
Kjo procedurë mund të ndiqet një herë në javë. Krijoni vetë një skrab në shtëpi me avokado, një të verdhë veze dhe një lugë lëng limoni. Aplikojeni në duar dhe mbajeni për 20 minuta. Gjithashtu edhe maskat që përdorni për fytyrën mund ti përdorni edhe për duart tuaja.
5-Mos harroni të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit.
 
Një nga shenjat e plakjes së duarve është hiperpigmentimi. Kjo shkaktohet nga dielli. Prandaj mbrojini duart duke aplikuar krem mbrojtës çdo ditë përpara se të dilni nga shtëpia.


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DUART KUJDESI

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved