Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të shtroni një tavolinë të bukur për Krishtlindje
 
Shperndaje
ikub#: 1712140122
Përveç ushqimit të mirë, për festa një rëndësi të madhe kanë edhe dekorimi i tavolinës së ngrënies dhe ambientit përreth. Ja disa këshilla që duhet të keni në mendje.
Për shtrimin e tavolinës:
 
-Kërkoni në internet tendencat më cool dhe moderne për Krishtlindje lidhur me dekorin e shtëpisë dhe tryezën. Krijoni një tavolinë me shkëlqim, elegante, praktike dhe moderne njëkohësisht. Interneti apo revistat janë një burim i mirë frymëzimi për të përdorur edhe gjëra të ndryshme dekori që nuk i kishit menduar më parë.
 
-Mos harroni ngjyrat: Sado klasike ta dëshironi tavolinën ngjyrat duhet të jenë gjithmonë të pranishme. Ato duhet të vijën nëpërmjet dekorit të pjatave, pecetave të duarve si dhe luleve që do të vendosni në tavolinë. Ngjyrat, xixat dhe shkëlqimi janë pjesë  e festave.
 
-Mos harroni të vendosni lule dhe fruta të ndryshme në tavolinë: Krijoni dekore dhe ide të ndryshme në tavolinën tuaj për të plotësuar dekorin përveç pjatave me ushqim. Në bazë të vendosjes së tyre do të krijoni edhe origjinalitetin e tavolinës tuaj.
Dekorimi i ambientit: 
 
-Ndizni dritat: Drita e vogla me ngjyra nuk janë vetëm për të qëndruar në pemë, por edhe në dekorin e shtëpisë për të krijuar një atmosferë më intime.
 
-Mos harroni qirinjtë: Dritat kanë rolin e tyre, ndërsa qirinjtë dekorues krijojnë një atmosferë më të ngrohtë dhe më plotësuese të ambientit.
 
-Personalizoni dekorin e shtëpisë: Gota, shishe qelqi, korniza me emrin ose me foton tuaj përdorini në dekorin e shtëpisë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DEKORI KESHILLA KRISHTLINDJE TAVOLINA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved