Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të kuroni buzët e çara
 
Shperndaje
ikub#: 1712180053
Së bashku me dimrin dhe trikot e ngrohta vjen edhe një vizitor i bezdisshëm, buzët e çara.
Buzët e çara duket sikur janë një orë me zile që sinjalizojnë ardhjen e dimrit. Buzët nuk prodhojnë vaj, duke i bërë ato natyrisht më të thata se pjesa tjetër e lëkurës në fytyrë dhe trup. Ata janë gjithashtu të ekspozuar vazhdimisht në mjedis duke i bërë shumë të ndjeshme dhe të irritohen më shpejtë.
 
Ja se çfarë duhet të bëni për të parandaluar dhe trajtuar buzët e çara.
 
1-Mos i lëpini më buzët: Kur buzët thahen, shumë njerëz instinktivisht i lëpijnë ato me gjuhë. Mirëpo kur pështyma juaj thahet në buzë i bën ato më të brishta ndaj dëmtimit duke u plasaritur më shpejtë.
 
2-Vendsoni balsamin e duhur në buzë: Vendosni vajra esencial në buzë ose balsame të përbërë nga këto vajra si vaj ulliri, bajame, jojoba, kokosi, aloe vera, gjalpë shea etj. Sa herë që buzët të ndihen të thata zbutini me balsamin e duhur dhe jo pështymë.
 
3-Ndryshoni buzëkuqin tuaj gjatë dimrit: Nga buzëkuqi i plot kaloni në një shkëlqyes në mënyrë që ato të qëndrojnë më gjatë të hidratuar dhe të krijojnë një shtresë mbrojtëse ndaj faktorëve të mjedisit.
 
4-Bëni skrab të butë: Një skrab delikat me furçën e dhëmbëve ose me një skrab të bërë vetë në shtëpi me sheqer, vaj ulliri ose mjaltë do të rigjeneronin, ushqenin, zbusnin dhe largonin qelizat e vdekura nga buzët. 
 
5-Shmangni përbërësit irritues nga buzët: Disa zbutës për buzët përmbajnë përbërës si kembefori, fenoli dhe mentoli. Këto përbërës duhen të shmangen, pasi irritojnë dhe thajnë më shumë buzët.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUZET CARA PLASARITURA PLOTA TRAJTIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved