Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Truket e duhura për të dalë bukur në foto
 
Shperndaje
ikub#: 1712270113
Makeup-i, flokët, pozicioni, veshja, drita dhe buzëqeshja, zbuloni si t'i menaxhoni ato për të bërë një foto të bukur.
Të jesh fotozhenik është një pasuri e madhe, por ka truket që mund të ndihmojnë edhe ato persona që nuk janë fotozhenikë!
 
Make-up
Në foto make-nuk duket, prandaj kur keni ndërmend të bëni foto sigurohuni që të bëni një makeup paksa më të rëndë dhe të theksuar. Punoni me sytë, mbushni vetullat dhe zgjidhni një buzëkuq që ju shkon. Sekreti është të bëni lëkurën dhe fytyrë të duket plot jetë dhe ndritshme.
 
Flokët
Para se të bëni një foto kontrolloni se flokët janë në rregull. Një stil i freskët dhe i pastër i flokëve është shumë e rëndësishme.
 
Pozicioni
Mos qëndroni asnjëherë drejt me kamerën, por anohuni pak nga ana juaj më e mirë.
  
Veshja
Ka disa ngjyra që duken bukur në aparatin fotografik si bluja e errët , vishnja, grija. E  zeza ju tregon më të hollë, por ju bënë të dukeni shumë të zbehta në fytyrë.
 
Drita
Drita natyrale është më e rëndësishme se ajo që vishni dhe pozicioni. Nëse drita nuk është e bukur, vështirë se do të jetë një foto e mirë. Drita e mëngjesit është më e qartë dhe më e ftohtë, drita e drekës është e ngrohtë dhe e butë, ajo e perëndimit të diellit është ideale për fotot.
 
Buzëqeshja
Nëse buzëqeshësh shumë, mund të dalësh "false" dhe me një shprehje të detyruar. Një buzëqeshje natyrore do të dukeni më tërheqëse.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKUR FOTO KESHILLA TRUKE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved