Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Xhinse shumë të ngushta apo mëdha? Ka një mënyrë si ti rregulloni
 
Shperndaje
ikub#: 1712280108
Si të tkurrni xhinset kur ata kanë humbur formën e tyre krejtësisht? Apo ndoshta i keni shumë të ngushta dhe s’ju bëjnë më. Si ti zgjeroni në këtë rast?
Xhinset janë një nga veshjet më të përdorshme dhe që nuk mungojnë në gardërobën e asnjë femre. Mirëpo ndonjëherë ato duken aq të paqëndrueshme për shkak të ndryshimit të peshës tonë. Njëherë janë shumë të ngushta dhe një ditë tjetër rrinë të lira. Për fat të mirë, ekzistojnë disa rregullime efektive të tyre.
 
1-Nëse xhinset janë shumë të mëdha lajini me ujë të nxehtë.
 
Nëse xhinset tuaja e kanë humbur aftësinë e tyre streç atëherë lajini me një temperatur më të lartë se normalisht dhe mos përdorni zbutës gjatë larjes. Në këtë mënyrë ato do të mblidhen sërish. Gjithashtu nëse janë ende të mëdha tek beli vendosni një llastik në pjesën e brendshme të qemerit nga mbrapa. Kjo do të mbledh pëlhurën duke e sjellë sipas belit tuaj. 
 
2-Nëse xhinset janë shumë të ngushta zhytini në ujë në vakët dhe më pas tërhiqini me duar.
 
Tërhiqini ato në të gjitha drejtimet në mënyrë që të hapen dhe spërkatini sërish me ujë të vakët nëse është e nevojshme. Gjithashtu mund të mbushni një vaskë me ujë të ngrohtë jo të nxehtë dhe futuni brenda me xhinset e veshura.  Qëndroni ashtu për disa minuta dhe më pas varini xhinset të thahen.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MEDHA NGUSHTA RREGULLIMI XHINSET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved