Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si ta mbani sa më gjatë aromën e parfumit
 
Shperndaje
ikub#: 1712290118
A keni menduar ndonjëherë pse aroma juaj e preferuar zbehet gjatë ditës? Ja 5 këshilla për ta bërë aromën të qëndrojë sa më gjatë.
A ju pëlqen ideja për të lënë gjurmët e parfumit kur kaloni? Dëshironi që ai të qëndrojë sa më gjatë? Mirëpo aroma largohet pavarësisht dëshirës tuaj dhe kjo ndodh për disa arsye si zona e gabuar ku e hidhni, cilësia e esencës, lloji i lëkurës dhe temperatura.
 
Ja 5 truket për të bërë që aroma e parfumit të zgjasë më gjatë në lëkurën tuaj.
 
1. Zonat ku ta zbatojnë atë.
 
Pikat strategjike ku të hidhni parfumin janë brenda duarve, pas veshit, brenda bërrylave, midis gjinjve. Kjo është për shkak se ato janë zonat më të nxehta të trupit. Si rezultat, aroma do të çlirohet nga nxehtësia.
 
2. Pëlhurat që e mbajnë aromën.
 
Pëlhura me thurje të trashë natyrale si leshi janë më të mirat për të mbajtur dhe përcjellë aromën e parfumit.
 
3. Zgjidhni një parfum cilësor.
 
Cilësitë e parfumit variojnë në treg në varësi të çmimit të tyre. Mirëpo zgjidhni një cilësi të mirë ose të mesme për një aromë më të gjatë në kohë. Parfumet e lirë nuk zgjasin në kohë.
 
4. Mos i fshini duart pas aplikimit.
 
Pas aplikimit të aromës, fërkimi i kyçeve të dorës me njëri-tjetrin është një gjest i gabuar. Lëvizja thyen molekulat që janë shpërndarë në ajër duke venitur aromën.
 
5. Kur duhet të aplikohet parfumi.
 
Në mëngjes dhe pas dush janë momentet më të mira për të parfumuar trupin tonë. Lagështia dhe ngrohtësia e trupit do të mbajë aromën për një kohë më të gjatë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AROMA PARFUMI TRUKE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved