Si të zbardhini thonjtë e verdhë
 
Shperndaje
ikub#: 1801120008
Si të zbardhini thonjtë e verdhë Lamtumirë njolla!
Kur përdorni manikyr me ngjyrë të errët si e kuqja, e zeza, vjollcë, bluja etj., ato shpesh lënë njolla të verdha tek thonjtë pas largimit. Mirëpo kjo nuk është i vetmi shkak. Thonjtë e verdhë mund të ndodhin edhe si pasojë e disa kushteve shëndetësore. Nëse thonjtë trashën, prishen, zverdhen dhe bëhen të harkuar janë shenjë e sindromës së thonjve të verdhë, një çrregullim i pazakontë por serioz.
 
Prandaj përpara se vendosni të bëni një zbardhues vetë në shtëpi, është mirë që të zbuloni fillimisht shkakun e njollosjes së thonjve.
   
Për ti larguar ato provoni ti pastroni me pastë dhëmbësh duke i fërkuar me një furçë të butë. Lërini për disa minuta dhe më pas lajini duart. Nëse ato nuk zhduken plotësisht atëherë është e nevojshme të përdorni peroksid hidrogjeni.
 
Miksoni 3-4 lugë peroksid hidrogjeni me pak ujë të ngrohtë dhe futini thonjtë tuaj në atë përbërje për 2-3 minuta. Më pas pastroni me një furçë të butë sipërfaqen e  thonjve. Nëse njollat nuk kanë ikur plotësisht futini sërish edhe 2 minuta të tjera në përzierjen me peroksid hidrogjeni.
 
Dhe herës tjetër mos harroni të vendosni shtresën mbrojtëse të thonjve përpara manikyrit, nëse nuk dëshironi të përfundoni sërish me njolla në to.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA NJOLLA THONJTE ZBARDHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved