Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
7 gabimet në makeup që francezet nuk kryejnë kurrë
 
Shperndaje
ikub#: 1707170144
Nuk jemi të vetmit që pyesim se si francezet duken kaq të përsosura gjatë gjithë kohës.
Gjithçka ka të bëjë me atë që ato bëjnë dhe nuk bëjnë jo vetëm në veshje, por edhe makeup. Ja 7 gabimet e makeup-it që francezet nuk kryejnë kurrë.
 
1-Përdorin buzëkuqin e kuq, por kurrë nuk u ngelet mes dhëmbëve të tyre. Kushdo femër që vendos buzëkuq të kuq e ka atë edhe në dhëmbët e saj, por kjo nuk ndodh me francezet. Truku që ato përdorin është vendosja e gishtit tregues mes buzëve dhe më pas tërheqja e tij jashtë. Ai do të largojë buzëkuqin e tepërt që më pas do të përfundonte tek dhëmbët tuaj.
2-Ato nuk vendosnin kurrë nuancën e gabuar të fondatinës. Ato zgjedhin ngjyrën e duhur të lëkurës dhe nuk tentojnë të teprojnë me vendosjen e saj. Kjo i bën ato të duken aq natyrale dhe sikur janë pa makeup.
 
3-Ato nuk e teprojnë me mbushjen e vetullave. Krehja dhe pasja e vetullave në rregull është shumë e rëndësishme. Por një franceze nuk i mbush asnjëherë ato më shumë seç duhet. Gjithçka ka të bëjë që lapsi të plotësojë vetëm ato vendet ku duhet dhe jo të vijëzoni vetullan nga fillimi në fund.
 
4-Ato nuk e teprojnë me konturimin e fytyrës. Nuk do të shihni kurrë një franceze me një super konturim apo mollëza super të shkëlqyera. Ato vendosni një makeup natyrale dhe përdorin një vaj për fytyrën për të fituar shkëlqimin dhe ndriçimin e duhur të fytyrës.
5-Ato nuk flenë kurrë me makeup pa hequr. Kjo mundëson që ato të kenë një lëkurë të pastër. Francezet kujdesen shumë për lëkurën e tyre.
 
6-Ato nuk i mbingarkojnë flokët e tyre. Në vend që ti stilojnë ato i lënë të lirshëm me pamjen e tyre natyrale. Kjo u krijon një pamje shik dhe natyrale.
7-Ato nuk mbajnë kurrë një manikyri të prishur apo duar të parregullta. Nëse nuk kanë kohë të rregullojnë thonjtë nuk i lyejnë dhe thjeshtë vendosin një shtresë shkëlqyese sipër.


ventouris
ventouris


Postuar: 17 Kor
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRANCEZET GABIME MAKEUP

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Alviero
Chez Moi
Living


Më të lexuarat


Turizmi
Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved