Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
7 mënyra unike për të veshur fustanin e bardhë gjatë muajit gusht
 
Shperndaje
ikub#: 1708010019
Mësoni disa nga kombinimet më unike dhe moderne të fustanit të bardhë gjatë kësaj vere.
Fustani i bardhë është një "must have" në gardërobën verore. Ai është i bukur, femëror, i ëmbël, i freskët, komod dhe për më tepër ideal për të nxjerrë në pah nxirjen e lëkurës nga dielli.
 
Ai mund të vishet në mënyra të ndryshme dhe kombinohet dhe një shumëllojshmëri ngjyrash apo aksesorësh. Gjithashtu është një ndër të paktat veshje verore që mund ti mbani për punë, shëtitje, plazh dhe pushime.
 
Zbuloni disa kombinime të bukura të fustanit të bardhë gjatë muajit gusht.
1-Me një këmishë të lidhur në bel dhe atlete.
 
Këmishën tuaj të preferuar zgjidhni këtë herë ta lidhni rreth belit dhe kombinojeni me një palë atlete të bardha dhe një çantë të vogël.
2-Me një kimono dhe sandale me take.
 
Zgjidhni që fustanin e bardhë pas trupit ta kombinoni me një kimono me ngjyra dhe sandale elegante me take. Kjo veshje është perfekte për mbrëmjet e freskëta të gushtit.
3-Më këpucë të sheshta dhe kapele kashte.
 
Zgjidhni një fustan me supe jashtë dhe detaje dantelle ta kombinoni me një palë këpucë të sheshta të bardha dhe një kapele kashte. Ky është një stil që preferohet shumë nga femrat europiane.
4-Me sandale me ngjyrë dhe çantë me printe.
 
Në keni një fustan me gjatësi midi ose stil fustan-këmishë atëherë kombinojeni me një pale sandale me take ngjyrë të kuqe dhe një çantë të vogël me printe leopardi. Një stil minimalist, por njëkohësisht shik.
5-Me një xhaketë klasike dhe sandale më takë.
 
Një xhaketë pas trupit dhe një palë sandale me take që lidhen tek kyçi i këmbës do të duken shumë bukur me një fustan të bardhë dhe një çantë të vogël dore.
6-Më një xhaketë lëkurë dhe këpucë ekstravagante.
 
Kombinojeni fustanin me një xhaketë lëkurë dhe për të bërë një paraqitje moderne dhe që bie në sy zgjidhni një palë këpucë ekstravagante në ngjyrë dhe detaje.
7-Me një xhaketë xhinsi dhe çizme të shkurtra.
 
Mund t’ju duket e çuditshme por çizmet e shkurtra moderne mund të kombinohen shumë bukur edhe në verë. Zgjidhni një xhaketë xhinsi me detaje qëndisje për të qenë koherente me trendet e modës.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BARDHE FUSTANI GUSHT IDE KOMBINIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved