Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Look casual chic për meshkujt në trend për 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1711100059
Ka një diference te madhe te asaj qe shihni ne pasarela dhe asaj çfarë mund te vishni ne te vërtet por ne linja te përgjithshme janë gjithmonë tendencat qe ju bëjnë te eksperimentoni me veshjet.
Nder tendencat e modës se meshkujve për vjeshtë/dimër 2017-18 look-u casual chic është gjithmonë me i preferuari sepse me te mund te jeni te kuruar edhe ne kohen e lire madje mund te bëni edhe ndonjë takim me formal.
Ka një diference te madhe te asaj qe shihni ne pasarela dhe asaj çfarë mund te vishni ne te vërtet por ne linja te përgjithshme janë gjithmonë tendencat qe ju bëjnë te eksperimentoni me veshjet. 
 
Ngjyrat ne mode për meshkujt janë bluja dhe grija por një kthim te madh këtë sezon ka qene dhe ngjyra kamel një nuance qe nuk mund te mungoje ne gardërobën e një mashkulli.
 
Vazhdon te jete protagonist golfi për meshkuj i cili mund te vishet me xhakete formale apo me ato sportive. Ndërsa për sa i përket pulovrave dhe trikove duhet te jene me te gjera për ti veshur me pantallona elegante apo jeans.
 
Gjithashtu një kthim ne trend vjen edhe për jelekun e kostumit i cili duket me formal por qe ne te vërtet është një veshje perfekte për një fund jave jashtë dhe një dreke me miqtë.
 
Xhaketat dopiopet dominojnë veshjet jo formale për një look casual për meshkujt ndërsa janë perfekte xhaketat e lehta dhe te ngrohta për ti veshur sikur te ishin një këmishe. Një opsion ideal midis trikove dhe xhaketës.
 
Pantallonat për meshkujt gjithmonë kane ndryshuar me trendët e sezonit. Por ne sezonet e fundit janë pare pantallona te gjata dhe te gjera me bel te shkurtër. Ndërsa këtë sezon vëmendja do te fokusohet tek pëlhurat dhe komoditeti.
 
Edhe jeans-et nuk do te jene me skinny por është mire te preferoni modele me te gjera.
 
Pallto apo xhup? Te dyja janë veshjet e duhur për këtë sezon dhe sigurisht shume ne trend. Një veshje sportive dhe urbane kombinohet bukur me një xhup te ngrohte dhe komod. Ndërsa nëse keni një veshje me elegante preferoni një pallto.
 
Aksesoret janë shume te rëndësishëm edhe për meshkujt. Për një look casual chic këpucët me te përshtatshme janë atletet dhe ne mënyrë te veçante modelet minimal bardhe e zi. Ideale janë edhe çantat e shpinës për te shkuar ne pune. Një aksesor për tu dukur me origjinal? Është kapela.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CASUAL LOOK MESHKUJ TREND

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved