5 mënyra për të veshur jeans këtë dimër
 
Shperndaje
ikub#: 1711160042
5 mënyra për të veshur jeans këtë dimër Por ja disa këshilla si te vishni bukur jeans-et këtë dimër sipas modës street style.
Jeans-et kane dhe vazhdojnë te jene veshja qe nuk del kurrë nga moda. Te gjithë kane ne gardërobën e tyre te paktën një pale jeans edhe me shume pavarësisht moshës. Edhe pse moda ndryshon ato vazhdojnë te kalojnë çdo trend duke u radhitur ne top listën e veshjeve. Por ja disa këshilla si te vishni bukur jeans-et këtë dimër sipas modës street style.
 
1. Boyfriend jeans + xhakete bon ton
Jeans-et boyfriend janë nder modelet me komode, përshtaten dhe mund te vishen kudo dhe me çdo kombinim apo stil. Kështu nëse keni një pale jeans boyfriend mund ti kombinoni me detaje dhe aksesor bon ton.
 
2. Jeans te grisura + pulovër maxi
Jeans-et e grisura nuk kane dal aspak nga moda përkundrazi mjafton te dini si ti kombinoni për te evituar efektin too much. Kështu nëse preferoni mund ti kombinoni jeans-et tuaja te grisura me një pulovër maxi, te ngrohte ne ngjyre te bardhe, bezhe, te zeze apo kafe.
 
3. Jeans ne ngjyre gri + pelice
Jeans-et ne ngjyre gri mund ti kombinoni bukur me një pale çizme ne ngjyre te bardhe dhe një pelice me ngjyre. Nëse dëshironi një detaj preferoni te mbani ne koke një berete e cila është dhe një nder trendët e këtij sezoni.
 
4. Total jeans + pallto e veçante
Nëse preferoni një look total jeans për se te mos thyeni pamjen me një pallto te veçante e cila menjëherë do te kthehet ne protagoniste.
 
5. Cropped jeans + look me shtresa
Cropped jeans vijnë qe nga sezoni i verës për tu veshur edhe ne stinën e dimrit. Kombinoni jeans-et tuaja treçerekëshe me një look me shtresa. Rruge te lire për pallto + triko + jelek + shall.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: DIMRI JEANS MENYRA VESHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved