Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ngjyrat dhe format e thonjve për dimrin 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1711180019
Cilat do te jene format dhe ngjyrat e thonjve ne trend për dimrin 2018?
Cilat do te jene format dhe ngjyrat e thonjve ne trend për dimrin 2018? Si çdo vit me ndryshimin e sezonit është koha për te vendosur se çfarë formash te preferoni dhe cilat janë ngjyrat e manikyreve qe duhet te preferoni ashtu sikurse dhe make up-i.
 
Ngjyrat ne tendence te manikyreve për vjeshtë/dimër 2017-18 janë te ngrohta dhe joshëse me nuanca qe përkojnë me elementet e natyrës duke filluar nga ngjyra jeshile dhe lajthi te tokës deri tek boje qielli, bluja e thelle e detit pa harruar dhe te kuqen. Manikyret ne tendence dallohen nga përbërja e veçante me një pamje origjinale por edhe nga tonalitetet ideale për stinën e ftohte duke filluar nga ngjyrat nude deri tek ato te erret. Për sa i përket formës se thonjve me te preferuara do te jene ato ne forme bajame me gjate mesatarisht te gjata por edhe te shkurtra. Thonj joshës nëse dëshironi ti mbani thonjte me maje.
 
1. E kuqja
Është një nder propozimet me shik te stinës. Mund te varioje nga ajo me e çelura deri tek ato me te errëta ngjyre kjo qe nuk del kurrë nga moda
 
2. Nude
Nder propozimet qe nuk mund te bëni pa te mund te varioje nga ngjyra roze e çelur deti tek bezha, manikyri nude dhe tonaitetet e çokollatës janë  perfekte për duar delikate dhe shume shik.
 
Një variant alternativ i ngjyrës se zeze jo vetëm për sa i përket nuancës se theksuar por edhe tendencave te reja. Ngjyra blu ne thonj do te preferohet metalike por edhe ne tonalitete te çelura si për shembull boje qielli.
 
4. Grija
Midis shume sfumaturave te reja te këtij viti grija është një nuance shume e sofistikuar dhe ka një efekt shume shik duke u afruar deri tek sfumaturat e lejlas se zbehte.
 
5. Vjollca
Është një zgjedhje qe duket bukur qoftë te biondet ashtu dhe tek ato me lëkurë te erret, gështenjë, brune apo kuqe. Një must i vërtet për 2018 mbi te gjitha nëse e zgjidhni te shkëlqyeshme dhe me theks metalike.
 
Për sa i përket formave thonjte e shkurtër janë një nder trendët e dimrit 2018 e rëndësishme është te keni duar te kuruar. Forma ovale është ajo me e preferuar dhe e thjeshte për tu realizuar. Duket bukur ne te gjitha llojet e duarve dhe është veçanërisht e këshilluar për ato qe dëshirojnë një efekt me shik. Thonjte kuadrate janë me te përshtatshme për thonj me te gjate për te preferuar një manikyr perlë apo nude. Thonjte me maje janë një model thonjsh te cilat jo te gjitha femrat pëlqejnë por nxjerrin ne pah si thonjte ashtu edhe duart. Por kujdes nëse preferoni këto lloj forme për thonjte është me mire nëse synoni për manikyr ne ngjyre te zbehte ne mënyrë qe te mos dukeni te tepruara.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIMRI NGJYRA THONJTE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved