Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si mund të vishni streçet e zeza për tu dukur bukur
 
Shperndaje
ikub#: 1711240031
Ja disa këshilla për te veshur streçet dhe te dukeni bukur.
Janë shume te preferuara nga femrat, nxjerrin ne pah këmbët e bukura por mund te tregojnë me lehtësi defektet te cilat nuk pëlqejnë te tërheqim vëmendjen. E kemi fjalën për streçet te cilat pas vitesh vazhdojnë te jene ne mode. Kush nga femrat nuk ka një pale te tilla apo dy dhe tre ne gardërobë? Por ajo qe nuk duhet te harroni është qe me streçet mund te krijoni një look te bukur por edhe e kundërta. Sidoqoftë mos harroni se streçet nuk janë pantallona. Ja disa këshilla për te veshur streçet dhe te dukeni bukur.
 
 
1. Me çorape te gjata
Nëse jeni duke kërkuar një look sportiv por keni shume ftohte mund te synoni te vishni streçet dhe sipër tyre çorape te leshta dhe te gjata. Këtë vit çorapet te çdo lloji janë një must have duke filluar nga çorapet e dekoruara deri tek parizienet.
 
2. Streçe dhe jelek
Jelekët prej pelice apo te leshta janë një veshje shume trendi dhe te përshtatshme për stinën e ftohte. Jelekët janë një veshje midis trikove dhe palltove dhe mund te kombinohen bukur me streçe sepse zakonisht janë te gjata dhe ekuilibrojnë mire pamjen.
 
3. Streçe me atlete
Jo vetëm çizme, këtë vit streçet janë shume aktuale dhe te preferuara për tu veshur edhe me atlete. është një look qe nxjerre me ne pah këmbët dhe i cili duhet ekuilibruar me veshje oversize ne pjesën e sipërme. Ne alternativ edhe një bluze apo xhakete krijojnë një stil casual chic te cilin shpesh e shohim ne rrjete sociale.
 
4. Streçe me xhakete lëkure
Është një look qe ne te vërtet e shohim me shpesh madje preferohet te vishen edhe nga vip-at. Kete vit mund te kombinoni streçet me xhaketën e lëkurës dhe është një zgjedhje vërtet fashion për sa i përket modës. Nen xhakete mund te vishni një triko te gjate ose te lidhni një ne bel.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: STRECE VESHJA ZEZA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved