Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Hiqni dorë nga këto veshje nëse dëshironi të dukeni 10 vite më të reja
 
Shperndaje
ikub#: 1711290012
Ashtu si makeup-i edhe veshja dhe stili reflekton moshën. Ja disa veshje që sipas ekspertëve duhet ti qëndroni larg në mënyrë që të dukeni 10 vite më të reja.
1-Getat rrjetë ose ato të punuara. Këto ju rrisin moshën me 20 vite dhe nuk janë shumë të përshtatshme për përditshmëri.
2-Bluzat pa mëngë: Këto bluza duken mirë vetëm tek femrat e dobëta dhe nëse jeni të kolme, më mirë mos i përdorni. 
3-Veshjet që duken si thes: Këto veshje prishin balancën e trupit dhe ju bëjnë vërtet të dukeni shumë të mëdha në moshë.
4-Veshjet me printe apo lëkurë kafshësh: Veshja e një bluze të trashë me pantallona transparente është një ide vërtet e keqe. Gjithashtu edhe kombinimi i stileve të ndryshëm të printeve ekzotike është e vështirë dhe thuajse gjithmonë ju rrit në moshë.
5-Veshjet në ngjyrat e tokës: Ngjyrat gri-jeshile, ulliri, të verdhë të errët, kafe nuk i përshtaten të gjithëve. Më shpesh, ato theksojnë rrudhat dhe japin fytyrën tuaj një pamje të vjetër.
6-Veshjet me printe si  mbulesa: Veshje te ngarkuara më shumë printe që të japin përshtypjen e divanit apo një mbulese buke ju bëjnë të dukeni me një stil shumë të vjetër, aspak interesant dhe do ju rrisin në moshë.
7-Veshjet me shumë zbukurime: Veshjet që përmbajnë fjongo,zinxhirë, shirita, kopsa, xhepa, printe të ngarkuara nuk mund të qëndrojnë të gjitha së bashku. Ajo ju bën të dukeni shumë të mëdha dhe për më tepër janë pa stil dhe të shëmtuara.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MOSHA VESHJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved