Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të kombinoni bukur çizmet kafe
 
Shperndaje
ikub#: 1712010091
Janë alternativa me e mire e çizmeve te zeza me taka apo te sheshta, te gjata apo te shkurtra dhe prej vitesh janë protagoniste ne raftin e këpucëve te çdo femre.
Janë alternativa me e mire e çizmeve te zeza me taka apo te sheshta, te gjata apo te shkurtra dhe prej vitesh janë protagoniste ne raftin e këpucëve te çdo femre. Për me tepër duken bukur fal varietesë qe gjenden ne treg. Ja disa ide te bukura për te veshur çizmet kafe. Kjo ngjyre edhe pse është gjithmonë prezentë ne koleksionet dimërore krijon dyshime kur behet fjale për kombinime ne veshje dhe aksesor. Por ngjyra kafe është perfekte për stinën e ftohte.
 
1. Çizme kafe + jeans + animalier
Është nder kombinimet me te thjeshta. Nëse keni një pale çizme ne ngjyre kafe me gjatësi deri tek kavilja mund ti vishni me një pale jeans skinny, një pulovër ne ngjyre te çelur si për shembull te bardhe, bezhe apo ngjyre rëre, një çante ne ngjyre neutro dhe një pelice apo pallto me stampa animalier e cila nuk del kurrë nga moda.
 
2. Çizme kafe + pantallona elegante + vishnje
Për një look aktual dhe qe ju bën te dukeni me te gjata çizmet kafe mund ti kombinoni me një pale pantallona te gjera dhe me bel te larte, një bluze ngjyre krem, një pallto ne nuanca te çelura dhe për te kompletuar look-un mund te preferoni aksesoret ne ngjyre vishnje për një pamje shume femërore.
 
3. Çizme kafe + ngjyra vjeshte
Një veshje për ditën mund ta realizoni duke kombinuar çizmet kafe me një fund ne ngjyrën e ngrohte te mustardës, një pallto ngjyre kapucino dhe një çante shpine ne ngjyre te bardhe pana. Po getat? Mund ti vishni ne versionin transparent apo kafe shume te holla ne mënyrë qe te mos rendoni pamjen.
 
4. Çizme kafe + kuadrate + jeshile
Një tjetër kombinim shume i bukur qe mund te eksperimentoni janë te vishni cimet tuaja ngjyre kafe me një fund me kuadrate skoceze ne tonalitetet e bezhës, një triko ne ngjyre jeshile te erret, një pallto kafe dhe një çante ne te njëjtën ngjyre me trikon. Preferoni geta transparente.
 
5. Çizme kafe + folk
Për një look me elegant dhe te sofistikuar një kombinim i bukur është te realizoni një veshje me çizmet kafe, një fustan ngjyre vishnje, një pelice roze te zbehte dhe te kompletoni look-un me aksesoret e duhur.
 
6. Çizme kafe + gri
Kush preferon te vesh ngjyrën kafe dhe ta kombinoje me grinë mund te krijoje një veshje me një fustan te leshte golf ngjyre gri, një pallto ne tonalitet me te çelur, një çante gri dhe bizhu etnike prej druri.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CIZME KAFE KOMBINIM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved