Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 mënyra për të trajtuar majat e djegur
 
Shperndaje
ikub#: 1712040010
Ja këshillat e duhura për të rehabilituar flokët dhe zhdukur majat e dyfishta.
Flokët e djegur dhe dëmtuar janë një gjë e zakonshme nëse ushqyerja është e keqe,  përdorni shpesh produktet që stilojnë flokët me anë të nxehtësisë, si dhe nuk i trajtoni flokët siç duhet.
 
Papastërtitë dhe streset e ditës, flokët janë ndër të parët që i vuajnë. Ato janë në fakt në kontakt të drejtpërdrejtë me ajrin e ndotur duke u dobësuar përditë. Madje edhe larjet e shpeshta, tharja me nxehtësi çojnë në dobësimin dhe këputjen e tyre.
 
Ja si duhet të kujdeseni për flokun, sidomos atë të thatë, në mënyrë që të shmangni dëmtimin dhe këputjen e tij.
 
1. Trajtimi para larjes: Një orë përpara larjes bëni maska me maska që ushqejnë dhe hidratojnë flokun. Një maskë me mjaltë dhe vaj ulliri është shumë e mirë për rikthimin e elasticitetit dhe ushqimit të flokut.
 
2. Maskat pas larjes: Miksoni pak kos me një të verdhë veze dhe masazhoni të gjithë kokën në flokë të lagur. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas lajeni kokën mirë. Kjo do të ndihmojë në ushqimin e flokut.
 
3. Trajtimi me vajra ushqyes: Vaji esencial i arganit, bajame ose vaj ulliri aplikojeni në majat e flokëve dhe mbështilleni me një peshqir të ngrohtë në mënyrë që të lejojë vajin të depërtojë më mirë në brendësi.
 
4. Pritini rregullisht majat e flokëve: Sikur ti prishni edhe fare pak majat çdo muaj do ti ndihmoni flokët të rigjenerohen dhe ushqehen më mirë. Gjithashtu do ju rriten edhe më shpejtë.
 
5. Përdorni sa më pak nxehtësi: Shmangini sa më shumë të jetë e mundur tharësen për stilimin e flokëve. Nxehtësia than dhe largon lagështinë nga flokët duke i bërë ato më të brishtë ndaj këputjes.  
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DEMTUAR DJEGUR FLOKET MASKAT TRAJTIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved