Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Gërsheta të veçantë për flokë të gjatë
 
Shperndaje
ikub#: 1712040031
Është një trend i cili na ndjek qe prej disa sezonesh dhe janë gërshetat.
 
Është një trend i cili na ndjek qe prej disa sezonesh dhe janë gërshetat. Praktike apo me te përpunuara ja disa nga modelet dhe propozimet me te bukura te gërshetave nga te cilat mund te merrni frymëzim nëse keni flokë te gjate.
 
Romantike dhe shik gërshetat prej disa kohesh janë shume te dashura për vajzat mbi te gjitha për ato vajza qe kane flokë shume te gjate. Ne vitet e fundit gërsheti është kthyer ne protagonist jo vetëm ne versionin klasik por edhe ne shume forma te tjera. Ja disa ide te bukura për te eksperimentuar dhe zbavitur me flokët gërshet.
 
1. Gërsheti i drejte kurriz peshku
Ky lloj gërsheti është nder tipologjitë me glamour dhe i dashur nga te gjitha dhe shpesh zgjidhet edhe kur vip-at ecin ne tapetin e kuq. Ky gërshet është perfekt për ti dhënë volum flokëve dhe për me tepër është shume i thjesht për tu realizuar. Madje me te mund te krijoni shume modele flokësh nga ajo bisht kali deri tek modelet gjysme te mbledhur romantik dhe bon ton.
 
2. Gërsheti holandez
Gërsheti holandez kërkon shume praktik ne realizim. Behet fjale për një gërshet i ngjitur pas kokës i cili merr forme duke gërshetuar tufat e flokëve duke u nisur anës ballit dhe me tej. Përfundimi është shume i rregullt, shik dhe elegant.
 
Nëse dëshironi mund te realizoni një model flokësh miks. Edhe pse ky model mund t'ju duket shume i ngarkuar dhe i vështirë ne te vërtet është me i thjeshte. Do t'ju mjaftoje te ndani flokët ne tufa njërën duke i mbledhur ne një topuz dhe ne pjesën tjetër mund te realizoni gërshetin.
 
4. Gersheti twist
Behet fjale për një gërshet te realizuar thjesht me dy tufa flokësh te gërshetuara midis tyre për ti mbajtur anash. Mund ti zbukuroni këtë lloj gërsheti duke i lidhur flokët me një fjongo me ngjyre.
 
5. Gërsheti flutur
Një flutur e vërtet e krijuar me gërshetime te tufave te flokëve. Është disi i komplikuar për tu realizuar nga ju vet. Ky është një model flokësh për raste te veçanta dhe duhet te keni flokë shume te gjate për ta krijuar.
 
6. Gërsheti me fjongo
Gërsheti me fjongo nuk është asgjë tjetër veçse gërsheti alla francez por duke formuar disa tufa flokësh ne fjongo te vogla ne radhe ose sipas dëshirës. Nëse keni pak praktik është i thjeshte për tu realizuar.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FLOKE GERSHET MODELE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved