Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Manikyret festiv me xixa
 
Shperndaje
ikub#: 1712040045
Janë te shumta idetë për thonjte festiv te dekoruara me aplikacione ne ngjyrat e metaleve me te çmuara por edhe ne sfumatura me te ndezura se zakonisht për një nail art jashtë skemave por te denja për festa.
Nder manikyret dhe nail art për festat e fund vitit, xixat dhe gurët janë shume te preferuara nga beauty addicted sepse ato te japin menjëherë një pamje festive pa hequr dore dhe nga një pamje glamour. Janë te shumta idetë për thonjte festiv te dekoruara me aplikacione ne ngjyrat e metaleve me te çmuara por edhe ne sfumatura me te ndezura se zakonisht për një nail art jashtë skemave por te denja për festa. 
 
1. Thonj te argjend
Manikyri me xixa te argjendta është një me te preferuarat për periudhën festive. Ne fakt kjo ngjyre vazhdon te qëndrojë një must have dhe propozohet ne mijëra variante për dekorin e thonjve. Sugjerohet qe te përdorni xixa te argjendta vetëm ne një gisht nëse do te zgjidhni një manikyre ne ngjyre te kuqe apo te zi.
 
2. Thonj te arte
Nëse dëshironi te keni thonj te çmuar me rastin e festave nuk ka asgjë me te mire se thonjte ne ngjyre te arte. Manikyri ne këtë ngjyre zakonisht është me xixa duke e kombinuar me manikyr ne ngjyre me te erret duke filluar nga e zeza klasike deri tek vishnja e erret por nëse dëshironi diçka tjetër mund te luani me sfumaturat.
 
3. French manikure me gurë te shkëlqyeshëm
Thonjte french janë me te vërtet një model klasik. Për thonjte festiv , french manicur me stiloz janë ato me xixa për ti aplikuar vetëm ne majën e tyre. Për një efekt me origjinal dhe me impakt mund te preferoni thonj te sfumuar me xixa.
 
4. Thonjte vishnje
Thonjte e kuqe apo vishnje me xixa janë shume te preferuara për ti mbajtur gjate periudhës se festave. Janë shume ne mode thonjte ne ngjyre bordeaux dhe e arte me xixa te arta te aplikuara ne te gjithë thonjte. Behet fjale për një manikyr shume te sofistikuar dhe është perfekt për party dhe festa.
 
5. Thonjte roze
Edhe thonjte ne ngjyre roze duken bukur me stilin femëror dhe romantik për ti mbajtur për festa. Por kush preferon një beauty look për një pamje rock mund te luaj duke mbajtur thonj me xixa ne ngjyrën roze apo ciklamin.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTA MANIKYR XIXA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved