Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
6 këpucët e zbukuruara që mund ti vishni edhe pas festave
 
Shperndaje
ikub#: 1712050071
Këto këpucë i bëjnë këmbët tuajat të shkëlqejnë në çdo kohë, jo vetëm për festa.
Përkundër motit të ftohtë, festat janë emocionuese për ata që duan të vishen.  Një nga përbërësit më të rëndësishëm të veshjes janë këpucët. Një palë  të mira do e bëjnë veshjen tuaj të duket edhe më rrezatuese dhe luksoze.
 
Këpucët janë një investim i nevojshëm dhe kur bëhet me mend është gjëja më e mirë që keni në gardërobën tuaj. Ja 6 palët e këpucëve që janë një mrekulli për festa dhe do të duken po aq luksoze dhe elegante edhe në përditshmërinë tuaj.
1-Një palë këpucë me lidhëse të kuqe duken të sofistikuara dhe seksi. Vishini me një fustan të kuq për festa dhe me veshje me printe me kuadrate në punë apo përditshmërinë tuaj.
2-Shapkat e mbyllura kadife në ngjyrë bordo mund ti vishni me një këmishë ose bluzë me dantella stil Viktorian dhe pantallona culottes për festa. Ndërsa për përditshmëri një fustan midi me printe florale duket shumë elegante dhe femërore.
3-Çizmet e qëndisura vishini me një fustan të shkurtër me fruda për festa dhe me një palë xhinse dhe xhaketë për përditshmëri.
4-Këpucët e kuqe me takë bëjini të duken edhe më femërore me një fund saten dhe bluzë dantellë për festa. Ndërsa në përditshmëri një palë streçe apo pantallona të ngushta me një pulovër oversize të thurur dhe  një pallto do të dukeni plot stil dhe do të qëndroni ngrohtë.
5-Këpucet me takë ngjyrë ari janë elegante dhe super luksoze. Kombinojeni me një fustan elegant për festa dhe me një palë pantallona të lirshme dhe një t-shirt për përditshmëri. Një xhaketë me kuadrate stil mashkullor do të plotësonte shumë mirë veshjen.
6-Çizmet e punuara prej mëndafshi kanë një pamje luksoze për shkak të materialit të sofistikuar që përdoret për to. Ato do të dukeshin shumë bukur me një fund të gjatë ose fustan të thurur me aksesorë gold për festa. Ndërsa në përditshmërinë tuaj zgjidhni një palë pantallona të lirshme me një pulovër të thjeshtë dhe një pallto sipër. Në këtë rast lërini të flasin çizmet në veshje.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTA IDE KEPUCET KOMBINIMI PUNE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved