Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Flokët gështenjë hiri janë moda e momentit
 
Shperndaje
ikub#: 1712050034
Frymëzimi vjen nga ngjyrat e pyllit ne tonalitetet e tyre te ftohta.
Dëshironi ti jepni një pamje te re flokëve tuaj gështenjë? Tendenca e ngjyrës për te provuar ne këtë periudhe vjen nga rrjetet sociale dhe quhet mushroom brown hair.
 
Frymëzimi vjen nga ngjyrat e pyllit ne tonalitetet e tyre te ftohta. Ky trend nis nga një baze gështenjë te erret apo te mesme dhe me pas shtohen drite hijet te cilat variojne nga gështenja e çelur deri tek ajo ne ngjyre gri. Kështu kjo ngjyre flokësh konfirmohet si një nder trendët e sezonit për sa i përket flokëve gështenjë. 
 
Por nëse preferoni mund te përzieni edhe tonalitete te ndryshme. Sa me shume reflekse aq me shume ngjyra do te duket e bukur dhe unike.
 
Reflekse moshroom ne një baze natyrale janë me te vërtet te bukura dhe nuk do ti rezistoni dot. Drite hijet ne ngjyre kërpudhe marrin një pamje shume interesante ne një baze natyrale ne ngjyre gështenjë te mesme.
 
Por nëse preferoni te përdorni tekniken balayage preferoni dritë hije ne ngjyre gështenjë te çelur ne mënyrë qe te krijoni efektin 3D.
 
Por modeli i duhur i flokëve ne keni flokë gështenjë hiri është pa diskutim ai me onde sepse ky model nxjerre ne pah ngjyrën dhe japin reflekse ngjyrës. Ne fakt këto lloj ngjyrash për flokë duken me bukur ne flokë te kapur apo te stiluar si për shembull me gërshetë kurriz peshku apo flokë gjysme te kapur.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FLOKE GESHTENJA MODA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved