Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të fshihni flokët e palarë dhe të dukeni bukur?
 
Shperndaje
ikub#: 1712050046
Mos u shqetësoni ka disa truke te cilat ju ndihmojnë te fshehin flokët e palare dhe te dukeni bukur te paktën deri te nesërmen qe do te lani kokën.
 
Flokët ju janë bere për te lare dhe nuk keni aspak kohe për këtë? Mos u shqetësoni ka disa truke te cilat ju ndihmojnë te fshehin flokët e palare dhe te dukeni bukur te paktën deri te nesërmen qe do te lani kokën.
 
1. Beni ndonjë gërshet te vogël
Te gërshetoni flokët është një mënyrë e mire për te fshehur flokët e palare. Kjo është një ide e mire për ato femra qe kane flokë me rrica apo me onde. Me pas aplikoni llakun e flokëve dhe çdo gjë është ne rregull.
 
2. Vendosni një fashe mëndafshi ne koke
Një mënyrë shume efikase për te fshehur flokët e palarë është dhe fasha për kokën e cila përveç se do te fsheh flokët do t'ju jap dhe një pamje te bukur.
 
3. Mblidhni flokët gjysme lart
Ky model klasik i topuzit te kapur lart ne koke është bere metoda me e bukur dhe kur flokët nuk janë shume te pastër.
 
4. Beni onde
Flokët me onde fshehin me lehtësi rrënjët e flokëve te papastra. Kështu për te fshehur flokët e palare është me mire nëse bëni onde.
 
5. Flokë te kapura
Te kapni flokët me kapëse flokësh klasike mund t'ju duket demode por nëse i përdorni ne mënyrën e duhur ato kthehen ne një aksesor shume i nevojshëm për te mbledhur flokët.
 
6. Beni vije anësore
Vija ne mes mund te beje qe rrënjët te duken me shume nëse janë te palara. Por nëse vijën do ta s’postoni ne ane ne këtë mënyrë do te fshihni flokët e palarë.
 
7. Beni një kurorë me gërshet
Te gërshetoni flokët dhe te formoni një kurore rreth kokës do t'ju shërbejë si kamuflazh për flokët e palarë por ne te njëjtën kohe do te dukeni bukur.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA FLOKE LARJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved