Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
4 ide te bukura make up-i për festa
 
Shperndaje
ikub#: 1712060066
Mungojnë dhe pak dite nga festat e fund vitit dhe ende nuk keni vendosur se çfarë look-u do te zgjidhni?
Mungojnë dhe pak dite nga festat e fund vitit dhe ende nuk keni vendosur se çfarë look-u do te zgjidhni? Fillojeni nga grimi, synoni për ngjyrën e kuqe e cila është një must have për këtë periudhe te vitit dhe merrni frymëzim nga këto ide për te bere një make up te bukur festiv.
 
1. Make up për festa për një look natyral
Për ti dhënë shkëlqim fytyrës zgjidhni një grim me efekt natyral. Ideal për te nxjerre ne pah shikimin dhe për te zbutur tiparet e fytyrës nëse i keni disi te theksuara. Edhe një grim i cili mund te realizohet shume thjeshte ju mjafton te keni një korrekto ngjyre perlë, një fondotinte te bute për te realizuar bazën, një ton sysh ne ngjyre roze metalike për ta sfumuar me pak gri ose bezhe, një shkëlqyes roze apo ngjyre qershie për ti dhënë ngjyre buzëve. Ne përfundim mos harroni te përdorni rimelin.
 
2. Make up për festa për një look dite
Aplikoni penelin për te kornizuar syte dhe buzët ne ngjyre te kuqe këto janë must për periudhën e festave. Zgjidhni një buzëkuq ne ngjyre te kuqe i cili përshtatet me mire me buzët tuaja dhe vendosni ndonjë aksesor për rastin. Ndërsa ne sy preferoni penelin e zi dhe pak rimel ne qerpikë.
 
3. Make up për festa për një look seksi
Për tu ndjere rrezellitese dhe seksi ne çdo rast preferoni te mbani një smokey eyes. Zgjidhni një ngjyre qe nxjerre ne pah ngjyrën tuaj te lëkurës dhe te flokëve dhe me pas kornizoni shikimin me një laps ndërsa për buzët preferoni një ngjyre bordeaux te shkëlqyeshëm.
 
4. Make up për festa për një look elegant
Për te krijuar një look elegant ne stilin e viteve 50' shtrini ne te gjithë qepallën një ton sysh ne ngjyre pjeshke, bezhe apo roze me pas aplikoni penelin duke formuar një bisht lart. Për te bere grimin tuaj edhe me te bukur zgjidhni një buzëkuq mat ne ngjyre qershie apo kumbulle kështu do te jene ato qe do te tërheqin vëmendjen.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTA IDE MAKEUP

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved