6 sekrete si të visheni shik dhe të sofistikuara
 
Shperndaje
ikub#: 1712060040
6 sekrete si të visheni shik dhe të sofistikuara Stili elegant, shik dhe i thjeshtë në të njëjtën kohë mund të jetë paksa misterioz, por jo i paarritshëm.
Femrat franceze janë një shembull tipik i klasit, elegancës dhe thjeshtësisë pa u munduar fare.
 
Eleganca ka të bëjë jo vetëm me veshjen, por edhe qëndrimin, makeup-in dhe stilin që zgjidhni të përfaqësoni. Me disa rregulla të thjeshta të gjitha femrat mund të arrijnë të duken gjithmonë shik edhe me veshje të thjeshta.
1-Sa herë që është e mundur ekspozoni këmbët tuaj.
 
Kur koha është e ngrohtë dhe ju lejon mundësinë e  ekspozimit të këmbëve përmes fundeve dhe fustane bëjeni. Sigurohuni që këmbët të jenë gjithmonë të buta dhe mirë hidratuara, pasi edhe lëkura do të duket më e shkëlqyeshme dhe e bukur. Vishni një minifund me një xhaketë ovesize të gjatë dhe një palë atlete. Një çantë lëkure do të plotësonte shumë bukur veshjen.
2-Vishni vetëm këpucë me taka që mund të ecni normalisht.
 
Pavarësisht sa elegante duken takat ato do të kenë një efekt krejt të kundërt nëse nuk do të ecni dot. Mbani gjithmonë një lartësi take që  i ndjeni komode dhe mund të ecni për orë të tëra. Kjo do të përmirësojë qëndrimin e trupit dhe vetëbesimin tuaj.
 
Kjo do ju japi një siluetë më elegante dhe femërore. Çfarëdo që të vishni sigurohuni që theksoni belin me anë të një rripi.
4-Mos kini frikë që të vishni veshje joshëse.
 
Vetëm sigurohuni që pjesën tjetër të veshjes ta mbani të thjeshtë dhe të mbyllur në mënyrë që të mos krijoni një pamje vulgare. Këmishat me dantellë apo të tejdukshme janë shumë femërore dhe joshëse.
5-Investoni gjithmonë në pallto, xhaketa dhe pelerina cilësore dhe me dizenjo unike. 
 
Ato do të japin të gjithë paraqitjen dhe stilin e veshjes tuaj. Edhe nëse veshja juaja është super e thjeshtë me një palë xhinse dhe t-shirt, xhaketa apo pallto që do të mbani sipër do ju bëjë të dukeni super moderne dhe shik.
6-Nëse vendosni të mbani aksesorë, atëherë veshja duhet të jetë e thjeshtë.
 
Kjo do të thotë që duhet të jetë në ngjyre bazike dhe e pa tepruar në mënyrë që çanta, këpucët apo aksesorët e tjerë që keni vënë të bien në sy.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA RREGULLAT SHIK STILI VESHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved