Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Këpucët e sheshta për të veshur me fund në dimër
 
Shperndaje
ikub#: 1712060075
Cilat janë këpucët e sheshta te cilat mund te vishen me funde ne dimër?
Cilat janë këpucët e sheshta te cilat mund te vishen me funde ne dimër? Gjate stinës se ftohte ka disa modele te ndryshme këpucësh te sheshta te cilat mund ti kombinoni me funde.
 
1. Fund dhe këpucë francezine
Te kuptoni si te kombinoni bukur fundin nuk është dhe aq e vështirë. Këpucët model francezine janë zemra e koleksioneve dimërore me te bukura. Ato janë perfekte për ti veshur me funde midi me frymëzim ne stilin e viteve 50' por edhe me modele me karakter siç janë fundet e lëkurës. Por nëse dëshironi mund ti vishni edhe me funde me ngjyra ne kontrast duke preferuar ngjyrën e zeze për këpucët.
 
2. Fund dhe sneakers
Gjithmonë e me shume fashioniste kombinojnë fundet e shkurtra me sneakers për te krijuar look çapkën. Atletet e bardha janë perfekte për ti veshur me fund te zi dhe modele pastel ndërsa atletet e zeza dhe te kuqe përshtaten me bukur nëse i kombinoni me fund lëkure apo ne ngjyre gri dhe pastel.
 
3. Fund dhe këmbale
Këmbalet janë këpucë ne tendence te cilat duken bukur nëse vishen me një fund. Këmbalet përshtaten bukur me çdo model fundi duke filluar nga ato me pala deri tek ato te ngushta, midi apo edhe te gjata madje edhe me fundet prej tyli.
 
4. Fund dhe çizme te sheshta
Nder modelet e çizmeve te sheshta te cilat duken bukur nëse i vishni me fund janë ato ne formë teksane te cilat kombinohen ne mënyrë te veçante me fund jeans por edhe me modele te ngushta pas trupit.
 
5. Fund dhe këpucë mokasin
Është e kot te themi se këpucët mokasin janë zgjedhja ideale për te dhënë look-ut tuaj një pamje moderne dhe ne fakt këto janë këpucët me pamje retro te cilat nuk dalin kurrë nga moda. Fundet e ngushta janë ato qe përshtaten me shume nëse i kombinoni me këpucë mokasin por mund ti përshtatni edhe me funde me pala te gjata apo te shkurtra.
 
6. Fund dhe çizme te gjata te sheshta
Kush preferon një look me origjinal është e këshillueshme te kombinoje çizmet e gjata te sheshta me një fund te shkurtër por gjithsesi këto çizme duken bukur edhe me funde te gjate me te çare.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIMRI FUNDI KEPUCE SHESHTA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved