Si të kombinoni bukur një fustan gri
 
Shperndaje
ikub#: 1712060038
Si të kombinoni bukur një fustan gri Për ti dhënë me shume vitalitet një fustani ne ngjyre gri ja disa ide te bukura si te kombinoni bukur ngjyrën gri.
Ngjyra gri ne sfumaturat me te çelura siç është grija perle apo ne ato me te errëta është padyshim një nder ngjyrat protagoniste te gardërobës se dimrit perfekte për tu veshur ne çdo rast. Për ti dhënë me shume vitalitet një fustani ne ngjyre gri ja disa ide te bukura si te kombinoni bukur ngjyrën gri.
 
1. Stili chic lady
Për një fustan ne ngjyre gri te erret veshja me e mire është te kombinoni një pallto ne ngjyre te bardhe. për me shume ngjyra preferoni ngjyrën e kuqe dhe te zeze ne aksesor, geta te zeza dhe një foulard ne ngjyrat bardh, kuq, zi për te kompletuar veshjen.
 
2. Stili soft pink
Një miks shume i bukur me ngjyra te errëta dimërore është dhe kombinimi i fustanit ne ngjyre gri me një pallto klasike ne ngjyre te zeze, nje pale këpucë dekolte ne ngjyre roze dhe një çante ne ngjyre te bardhe pana. Nëse dëshironi mund te shtoni ngjyrën roze ne aksesoret e vegjël apo ne make up ndërsa getat duhet te jene transparente.
 
Një nder kombinimet e ngjyerave me te sofistikuara dhe delikate për dimrin por edhe për stinën e ngrohte është ngjyra gri me jeshilen e çelur. Një fustan ne ngjyre gri mund te kombinohet bukur me një pallto ne ngjyre te bardhe dhe këpucë ne ngjyre neutro, një çante jeshile te cilën mund ta kombinoni me aksesoret e vegjël.
 
4. Stili Ice blue
Një pamje disi e akullt me ngjyra te ftohta për te kombinuar një fustan ne ngjyre gri. Kështu mund ta kombinoni me një pallto ne ngjyre blu te ndezur, çizme me shije retro ne ngjyre te bardhe dhe një çante ne ngjyre gri te çelur ndërsa për sa i përket aksesoreve te vegjël preferojini ne ngjyre blu si pallto.
 
5. Stili Ogange-Lemon
Për ato femra qe preferojnë te guxojnë dhe qe pëlqejnë ngjyrat vitaminike për te krijuar një kontrast te veçante mund te kombinojnë fustanin ne ngjyre gri me ngjyrën portokalli, limon, te verdhen e bananes, ngjyrën e ndryshkut, një pale këpucë te verdha kamosh apo velur dhe një cange te zeze.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: FUSTAN GRI NGJYRA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved