Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të realizoni një makeup për 5 minuta
 
Shperndaje
ikub#: 1712060106
Jo gjithmonë kemi kohë për të vendosur makeup-in në mëngjes, por me këto këshilla ka një mënyrë që të dukeni gjithmonë të kuruara dhe të freskëta.
Makeup-i ndihmon të ndiheni më mirë, më të bukura dhe me më shumë vetëbesim. Ja si të krijoni një makeup në vetëm 5 minuta për të shkëlqyer lëkurën dhe nxjerr në pah tiparet.
 
1-Niseni me një bazë të mirë
 
Pas larjes së fytyrës dhe aplikimit të kremit hidratues zgjidhni një fondatinë sipas tipit të lëkurës që ju dhuron një mbulim perfekt të saj. Aplikojeni në të gjithë fytyrën me duar për të marrë një efekt sa më natyral duke e ndihmuar të përthithet nga lëkura si kremi.
 
2-Aplioni pak ngjyrë tek mollëzat
 
Jepini një ngjyrë rozë ose vendosni shkëlqim sipër mollëzave në mënyrë që të ndriçoni lëkurën dhe ta bëni atë të duket edhe më e gjallë.
 
3-Theksoni sytë 
 
Vendosni vetëm një vijë të hollë peneli dhe më pas rimelin ose mund të vendosni vetëm rimelin dhe pak pluhur të bardhë në cepat e brendshëm të syve. Kjo do të shkëlqejë sytë dhe do ti bëjë ato të duken më të mëdhenj. Nuk keni pse vendosni ton të syve. Mbushini vetullat në vendet ku keni nevojë për një efekt sa më natyral.
 
4-Shkëlqeni buzët
 
Mund të vendosni një buzëkuq ngjyrë nude, me nuancë ose edhe vetëm një shkëlqyes.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MAKEUP PERDITSHMERI SHPEJTE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved